Përjetësia


Eqerem Canaj

Ylli i shpirtit,

trendafil :

te mund te thur

fije jete per ty…

pse gjaku i kohes

derdhur ne hon

nuk e tret emrin tend

K. S…

ndersa blerimin vadit vlagu i dashurise :

pak fjale,

kuraje,

pak dituri :

gjethi i dhimbjes keputur ne dritherim

per zinjen,

femijet…

ahu i derteve rritur-

pishe e gjelber ne Mesaplik :

vendit ku linde,

aty perjetesisht!

ushtar per te ndrituren Shqiperi-

besnik…

por, ah,

kahu i fatit ne mergim

theri qiejt,

leshoi shqote e dhi…

ndaj, ende

perrojeve pa pushim

bilbilat derdhin te tyren melodi:

fjale ngushellimi per babe e meme,

bir i dheut ame,

bir, o bir!

*Emigrantit Kapo Spahaj, nga fshati Mesaplik i Vlores, i cili ra aksidentalisht ne shtetin fqinje, Itali.

Vlore, 2017.

About Post Author