Përjetim i bukur…!
Ne shpirt ndjej shume dashuri..
Këtë ma kane falur fëmijët e mi..
Vajza e lindur ne Tamare-Malesi..
Dy djemtë lindur ne Has e Kukësi i Ri…
Ishte viti 1978,dhjetor…
Një mik nga Tamara me mori ne telefon…
Alo,alo,gruaja te ka lindur vajze…
Sa nuk fluturova nga gëzimi, ndjeva shume mall..
Ky gëzim prindërorë erdhi përsëri, korrik 1982,ne Has…
Nga Kruma ne orën 02 te natës, Alo…”djal or komandat..!”
Gëzimi u trefishua,v.1990 dhjetor..
Ne maternitetin e Kukësit,”Alo,tha mamia, djali t’ju rroje..!”
Fëmijët u rriten,duallen ne jete..
Mbesa e pare erdhi,viti 2004,lindi ne maternitet..
Por dhe një mbese tjetër do te vinte ne jete…
Këtë radhe v. 2011,nga shteti fqinje Greqi/Krete..
Një lumturi e madhe këto dite pushtoje trupin tim…
Berlin, në familjen e djalit tim, do “vije” një mysafir…
Ne nëntor 2023. Ajo do te “trokasë” ne vendlindjen e prindërve te saj.
Jam gjysh i lumtur, gëzim me te madh nuk kam përjetuar…
