Gjelina Maçi Keçi

Në mjegullnaja të kohës
deti turbullohet,
laguna humbet nur
perlat përbalten,
Drini veten s’njeh;
rrënjë e zakon
gjuhën në gur.
Udhët e shpirtit tretur,
fryma gjysmë e ngrirë,
e mallit tani
në lot lëngon .
Aureolë e hënës
binte mbi atë vend,
n’buzëmbrëmje bregu
pa mend të linte.
Tani kundroj rrugën
me flokët borë…
Ku jeni pëllumbi i paqes,
shpirti i shenjtë?!
Ua shtrij një dorë,
ngjyrë a fildish nuk ka fare rëndësi, ama…
pse vërej se na trajtojnë
gjithnjë si të njerkës?!
Asesi nuk lejoj korbat
të gërmojnë në fosile,
Beslidhjes së Gjergjit
e penës së Fishtës;
se ëndrrës ia ndiej një pikë shpirt,
tek valvit shqipen e moçme;
i huaji mbetet i huaj,
e i yti s’bëhet kurrë .