PERLË E PERLAVE
I vuajturi do buzëqeshje.
Hape qiellin!
Qiellin e shpirtit tim.
Në katin e shtatë të horizontit.
Shfaqu!
Ti je diell!
Je çelësi i gëzimit.
I gëzimit të Halilit
(Të yllit të kreshnikëve).
Thuaje atë fjalë!
Fjalën që e qetëson rrufenë.
Që e shkakton bubullinën.
Atë fjalë që e ngjall dashurinë.
Nga e cila çel trëndafili bardhë.
Çel dita e buzëqeshur.
O Zanë e Mujit!
O dritë e ditës dhe natës!
Dielli i oqeanit tim!
Diell i detit tim!
Mbretëreshë e lumturisë!
Simbol i dashurisë!
Bëhu dashuri, që të plotësohet jeta!
Ti e di vetë cila je.
Je magjistare, që shëmton!
Që djeg!
Që përvëlon!
Që çmend!
Perlë që verbon.
Që shiton.
O Perlë e perlave.
