Perlë ky shpirti im
Pse ndrydhesh shpirti im
brenda kraharorit,
e frika si guackë të mbron prej meje?
Mbi shtratin ranor,mbi dunat e trazimit,
baticën pret e shkon pas saj,
si fëmijë me përkëdhelje.
Pse je mpleksur e shpleksur
në lakutëri’ leshterikësh?
Deti u qetua me bregun,
si dy miq të vjetër.
Valëdeti shkumëzon në pritje
si verë e sapoderdhur
Dehu pra dhe ti moj perla ime,
e digju sërish me mua
në tokën e premtuar.
