Përmallshëm-Kasam Shaqirvela


RETROSPEKTIVË KUJTIMESH

Ishte si sot ditë e shtunë e fundshkurtit të vitit 1991, hera e parë që e pata vizituar Shqipërinë, “në ethet e gëzimit të një kureshtjeje të paparë”.

**

PËRMALLSHËM

“Ndjenjat kishin ngritur krye

Durimi si gardian i mbante

Dhe shpirti përflakej në dije

Për Nënën time(Sh) zemra më qante

Dhe ja, ku e shkela për herë të parë

Vijën e kufirit që veç kufi t’i thuash s’mban

Administratat shtetërore që ndanë shqiptarë

Por ata me zemër e shpirt kurrë s’u ndanë.”

Shkurt 1991

Kufiri Qafë Thanë

Prenjas

© Kasam Shaqirvela