Pemeti jonë i bukur,i stolisur,
Në ç’do vënd unë kam gjezdisur,
Në ç’do anë që të hedhësh sytë,
Me turistë dhe njerëz të mirë,
Përmetit i japin dritë,
Trëndafila e menekshe,
Lule të bukura plot me errë !
O përmet vënd i bekuar,
Unë kam shumë për të shkruar,
Djem e vajza, bura e gra për mrekulli,
Krenohemi të gjithë me ty !
Lumi Vjosa për karshi,
Guri i qytetit në anë
Me artista e këngëtarë
I japin bukuri të rrallë !
U kënaqëm në Përmet,
Se është vëndi gjithë lezet,
U ngjitëm lartë në mal,
Në bredh të Hotovës vamë !
Pamë bukuri të rrallë,
Lisat, bredhat rradhë, rradhë,
Ishte nostalgji e paparë,
Ujët në çezëm rridhte si kristal !
@Afroviti Kruti
Përmet..24 /8 / 2023
2Shepresa Zurnaci dhe Iliaz Bobaj