Përparim Hysi-Provokimi-tregim


Provokimi (tregim)

Nga  Përparim Hysi

  Ka qenë verë e vitit 1966. Ngaqë punoja në zyrën  sekrete, komanda e repartit,ku kryeja shërbimin e detyrueshëm si ushtar, më dërgoi  në Ministri të Mbrojtjes për të tërhequr një shkresë për komandën. U praqita atje dhe ngaqë kisha dyorë liri,përfitova nga rasti që të vizitoja një ekspozitë që titullohej”Kufitari”. Ekspozita qe në një nga pavijonet e Muzeut dhe,sa hyra brenda,pashë dhe shikues të tjerë. Pranë një banaku të gjatë qe një ushtarak si “CICERON” apo si”guidë” e ekspozitës në fjalë. “Ciceroni” kur pa që ia vlente për të marrë fjalën,u kthye me shpinë dhe nga një stendë e madhe në mur,rrëmbeu një automatik dhe filloi të tregonte…
-Ky,- tha ciceroni,është një automatik “Tomson” i përdorur nga diversanti (ndërkaq hyri një civil) … ciceroni e preu fjalën dhe iu drejtua civilit:- Et’hem,folu më shumë këtyre! Pastaj,për të shuar kuriozitetin e neve,shikuesëve,tha pak si i krekosur dhe sfidues:- Ky është doravet,”diversanti” që kishte këtë automatik. Tani befasimi ynë qe dhe më  i madh! Si ishte e mundur që edhe”diversant”,edhe të na fliste për”heroizmat e  tij?”.
-Para së gjithash,- tha”diversanti”,- ky automatik që ka qenë imi,nuk u zbraz asnjëherë në tokën  shqiptare.Ne sikur u çliruam nga një”gërç” shpirtëror.Më tej tregoi se qe dënuar dhe,pas burgut,shërbente për të stërvitur qentë e  zbulimit. Sa mbaroi “diversanti”,Ciceroni na shoqëronte në stendat e tjera,ku dhe,pa ndërhyrjen e tij,mund të informoheshe për luftën e kufitarëve tanë.Në stenda kish plot fotografi të formateve të ndryshme dhe aty,për herë të parë,pashë fotografinë e mbretit Zog me gjithë,mbretëreshën Geraldinë. Qe një fotografi të cilën e mbante një diversant.Kufitari kish qëlluar me plumb dhe plumbi e kish prishur paksa formatin,por,siç duket,e kishin riparuar mjeshtërisht. Kurioz,ngaqë e shihja për herë të parë,lexova poshtë diçiturën:”… këtë fotografi e mbante në shepn e xhaketës si”hajamali”,një besnik i mbretit dhe kufitari,kur e asgjësoi,ia gjeti në xhep. Për të thënë të drejtën: u kënaqa nga ç’pashë nëpër stenda dhe se ç’dëgjova nga ciceroni dhe,ngaqë vajti ora,frymën tek  MInistria,mora zarfin dhe u riktheva në repart,në Shëngjin.  Me  sa kujtoj sot,duhet të ketë qenë e shtunë mbasdite dhe ushtarët,shokë të mi, ishin të lirë. Sa bëra toka me ta,u lëshuam nga deti (zyrat e shtabit apo komanda e ka detin aq afër,sa po të shtrishë duarët bien në ujë). U lamë dhe ,tek dolëm në shullë, unë mora fjalën për t’u tregua atyre 5-shokëve “çudirat” që kisha parë në ekspozitë. U çuditën vërtet për atë”diversantin me automatik “Tomson” dhe ca më shumë,kur po flisja për mbretin që,sado që e urrenim,por qe i bukur.Pale mbretëresha?Të linte me gojëhapur. Flisja pa teklif dhe nuk di se çfarë tregoja më parë. Kur e kishë lëshuar fjalën pa kapistal,befas dikush afër nesh bëri sikur u kollit. Kthyem sytë dhe njohëm Shefin e Zbulimit të repartit.Ushtarakët në Shëngjin,në këtë kohë që flas e shkruaj, jetonin me gjithë  familjet  etyre,brenda zonës ushtarake (pesë çapa larg komandës dhe po pesë çapa larg detit,ku bënin banjo vetëm ushtarakët.) Siç duket,ky,shefi kishqenë pas një guri aty pranë,se u afrua dhe,ngaqë kish dëgjuar për”mahnitjen time për çiftin mbretëror”, duket e thirri detyra si”zbulues dhe më tha mua:- O Përparim, o të lënça ZOTIN, jam 45-vjeç dhe asnjiherë s’un e kam pa mbretin me si. A ke nji fotografi me ma dhanë?!!!
Provokimi qe sa i trashë,por dhe aq i rëndë njëherësh.Ky profan sa i ligë dhe po aq i trashë mendonte:ky nxjerr fotografinë dhe me atë në dorë po ia bëjmë gjyqin,nji këtij gjarpni që na punon në zyrë sekrete dhe përgjërohet për mbret e mbretëreshë.
Unë,nga natyra jam impulsiv,sa kam nevojë për fre,por,sado provokuesi,qe eprori im,iu përgjigja me mllef:-Unë jam 23-vjeç dhe” s’unë e kam pa mbretin me sy”,por ti je nga ata të”LalaKrosit” dhe do të raportoj tek komisari. Kështu bëra.U paraqita tek komisari dhe i thashë:- Shoku komisar,nëse vini provokator të tipit të atij Shefit të zbulimit,i thoni që i ka bërë hesapet pa hanxhinë.
Komisari e rrahu hekurit për të nxehtë.Thirri dhe bashkëshokët  e mi veç e veç dhe,pasi që të gjithë treguan polemikën e ashpër timen me”zbuluesin provokator”,menjëherë mblodhi organizatën e partisë dhe”provokatorit” i dhanë”vërejtje në kartën e regjistrimit në parti”. E pashë pas mbledhjes “zbuluesin” dhe ,kur u pamë ballë për ballë,nuk e mbajti dot mllefin.-Pse ma bane këtëna? -Ia bëre vetes,- i thashë. A të kujtohet ajo thënia dibrane që thotë:- Vajti shyta për brina dhe la dhe veshët në ta. Shfryu tërë maraz dhe,sikur e preu”huqin”.
E solla këtë tregim të jetuar tani,kur do hapen dosjet.Por sa të tiillë si”shefi zbulimit” nuk do zbulohen kurrë.

About Post Author