Përparim   Hysi-“Simfoni” vjeshte”


“Simfoni” vjeshte” 
     (cikël me poezi)

Nga Përparim   Hysi
1.Ti nuk e di
Ti nuk e di.Eh,si mund ta dish?
Sa të kam dashur! Sat kam dashur!
SA shihja syrin tënd me bisht
Gulçoja buzëplasur!

Tani ka kaluar kaq kohë
Mes nesh asgjë nuk ka ndodhur
Por unë,ende,sa herë që të shoh
Kujtoj atë kohë,kur pas teje,jam”lodhur”

Jam lodhur duke të dashur në largësi
SE as të thashë një fjalë me gojë
Nuk ka burrëri në dashuri
Më së fundi, të vërtetën po pohoj.
2.Papritur

Papritur u rrëfeve
Eh,ç’bukuri!
Pse s’i pandeve
SE nuk shoh me sy?!!!
Jo vetëm të shoh,
Por kam dhe neps
Bëj,obobo,
Dhe ngarkohem me stres.

Ngarkohem me stres
Dhe nepsin dua ta heqë
Sado”punë me spec”
Le të shkojë mu në dreq.

Dy duarët i zgjat
Dhe bukurinë e pushtoj
O çast i mjaltë,
Dhe stresin ma dëbojë.
3.Një fjalë që erdh nga larg
Një fjalë që erdh nga larg
Ma solli miken afër
Si balsam mbi timen plagë
Të një shpirti të argasur.

E prita unë me mall
SE vjen nga mikja ime
Më çmall kjo fjalë,më çmall
Si fjalë që qe”magjike”.

Dhe ndihem vërtet mirë
Nga fjala e ngrohtë e saj
Kaloi “pragu i vështirë”
Asgjë  më nuk do të na ndajë.

4.Je si PERËNDI!
PERËNDINË vetëm duhet ta duash
Ndaj të thashë:- Je si PERËNDI!
E di që nuk ke ç’të më thuash
Dhe thuaj:-Nuk ka se si?

Se ti je si një zambak ujë
Nga ata që rrinë gjithmonë çelur.
Unë të shoh dhe bëhem rrëmujë
Dhe mendjen fare s’e kam mbledhur.

Se dashuria,sado e fshehtë,është e dukshme
Si një fshat që duket dhe nuk do kallaus
Mes nesh,tashmë,kjo dashuri është e lexueshme
Ndaj sulem andej dhe të puth,
5. Ti më the
Ti më the:- A je i lumtur.
Që më puth i pari mua?
Jo,nuk jam,o moj e bukur.
SE “të tjera” nga ti dua.

-Si,nuk të doli buza ime,
Që ma bëre gati”gjak”?
-Po ku ngopem me”thërrime”,
Se unë jam goxha çunak.

Deshe,s’deshe:u “dorëzove”
Dhe”sulmoj” mbi ty, i etur.
Kam “lincencën”:më lejove
Gati aty,rashë si i vdekur.

About Post Author