Përparim   Hysi:”Bëni dashuri dhe jo  luftë”


“Bëni dashuri dhe jo  luftë”

                       SOLOMON
    (cikël me poezi)

Nga Përparim   Hysi

Jam kundra luftës dhe jam i vendosur
Mendimin për luftë,e quaj të dreqosur
Nuk bën luftë një njeri mendjekthiellët
Kush shkakton luftëra,më sjell të vjellët.

Luftën s’e duan popujt,por i duan sundimtarët
Luftën e duan diktatorët,i duan gjakatarët.
Ata veç japin urdhëra dhe janë vampirë që duan gjak
Është dramë e tmerrshme të bësh një luftë pa shkak.

Është fare ndryshe,kur luftohet për liri
Unë e lë vargun dhe kap pushkën tani.
Jam ushtar që pushkën mbaj mbi sup
Nëse sulmohet ATDHEU,nga supi nuk e heq.Nuk.

2. Zbriti kalit të luftës,Gospodin PUTIN!

Ke shaluar kalin e luftës,gospodin PUTIN!
Zbrit nga “kykalë” se do ndahesh me turp!
Ke shtrirë panxhat e gjakosura mbi UKRAINË
Ke për ta ngrënë kafshatën e humbjes me bukë.

As RUSËT dhe as UKRAINASIT nuk duan luftë
Historikisht,pothuajse,janë dy popuj miq
Të ka hipur delli i marrëzisë,je kthyer në i paturp
Dhe me marrëzinë tënde,do t’i kthesh në armiq.

A mendon,ndopak, për vrasjet e viktimat
Nga të dy anët,shkatërrime,alarm e panik?
A nuk i dëgjon vallë ulërimat?
Të gjitha janë pasojë e një njeriu cinik.

Shkaktar i kësaj tragjedie  je veç ti
Si  diktator kërkon që të pushtosh një vend të lirë
UKRAINA do fitojë,se lufton për liri
Dhe ti nga gjithë njerëzit do lakohesh si mynxyrrë.

3. Botës i kam thyer notën në sjellje.
Dhe “FUQIVE të mëdha” dhe NATOS,
U kam thyer”notën në sjellje”
Në lidhje me luftën made in PUTIN!
Nuk ndalet lufta,me nota, me mbledhje
Por të gjithë,qysh dje, të ishin në UKRAINË.

T’i thoshin njëzëri luftës”ndal”
Jo me sllogane, banka a tuba gazsjellës.
Nëse PUTINI do të kthehet në CAR,
Me gjithë makinerinë e luftës,të ishin mbështetës.

Një luftënxitësi duhet t’ia veshësh
Që të dy këmbët në një këpucë
Marrëzia e tij është pjellë përvesësh
Dhe duhet frenuar dhe izoluar si i paturp.

Vetëm në sulmin  e parë,viktimat janë me  trishifra
Dhe paqa e bukur dhe e bardhë,u kris dhe u nxi.
Shkatërrime,vrasje dhe viktima… e viktima
Asnjë minutë më shumë.LUFTA duhet të ndalet tani!