Përparim Hysi:Duke kujtuar-Vath- Koreshin


Duke kujtuar,VATH KORESHIN! *
   HAXHIU I FRAKULËS

 (sipas novelës së VATH KORESHIT)

Nga  Përparim Hysi

Një turkeshë e bukur,seç të ndolli larg
Dhe ndoqe “turbull”,gjer në Samarkadë!
Seç e ndoqe pas,vjet njëzet e tre
Nga malli seç plas: më shumë për ATDHE!

Humbe nëpër botë,talent,poezi
Mendjen krejt ta prishi,turkesha,HAXHI!
Ik e ik pas saj,Evropë e AZI!
S’e pate kollaj,poeti HAXHI!

Mermexheja e bukur,humbi pa nishan
Por ti ishe “turbull”,nga mendja,duman!
Ah,kjo dashuria,se ç’të turbullojë
Të kish zënë”magjia”,as flisje me gojë.

Ktheve në Atdhe,ligur:copë e trokë
Për ty.MERMEXHE,zemra m’u bë copë.
Vërtet që s’të gjeta (Mermexhes,i the)
Por po vdes i lumtur,këtu, në ATDHE!

* VATH KORESHI në PERSONALITET i LETËRSISË dhe kulturës Shqiptare,është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2006.Poezinë e kam shkruar qysh  në vitin 1999 dhe kam në librin tim”Rektimat e dashurisë”.