Përparim Hysi:”Filipok


Nga Përparim Hysi

“Filipok

Po të shihni me vëmendje,këtë citatin e LEO FILIPES,nuk e kam vënë të plotë.I plotë do të qe,nëse shkruaja kështu:”Në botë ka plot gjëra që nuk i di,por unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk i di”. Në një farë mënyre,edhe unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di.Kjo ndodh,se nuk ia them fare dhe nuk jam hiç i zoti. Ky titulli i këtij tregimi është pak si një”kopjim”:”Filipok” është një tregim për fëmijë nga LEON TOLSTOI. Nasi Ç… që qe martuar me Katerinën,vërtet që  ishte kurioz i sëmurë dhe ky ves e shtyti të hapte letrën që mezi priste Filip Bardhi,por duhet të them që,relativisht,ishte mësues i aftë. Aftësia në punë s’para përkon me ligësinë (se ligësi qe ajo që bëri me letrën e KAMILËS për Filipin),por ndodhte që t’i rrënjosej në kokë ndonjë personazh,siç ndodhi dhe me këtë,Filipokun.
                                                      *      *    *
Nasi me Katerinën kishin dhjetë vjet martuar dhe,sado në dukje qenë një çift që nuk kishte të sharë, përsëri kish diçka që”çalonte”:kishin 10-vjet pa fëmijë dhe nuk kishin lënë gjinekologë pa u vizituar. E para,Katerina se,kur i vinte radha Nasit për t’u vizituar,ky ia kthente me këmbët e para:- E ke fajin ti,moj Katerinë,se sa për Nasin,atij i bëjnë marshalla femrat kur kalojnë rrugës. Pastaj,i kthehej Katerinë,por unë të dua kështu si je:qumështore, e bardhë  dhe faqet m’i ke si tulsimite. Dhe ajo:- Po ashtu jam tani,por ,kur mos jem më si tulsimite dhe zë rreshkem e të bëhet faqa si me izoipset në një hartë gjeografike,atëherë do t’i biesh kokës me grushta.Dhe ,në fund të fundit,duhet një fëmijë,NASI. Se,për vete,e ke mirë ti,NASI: lë punën,del nga  shtëpia dhe ku leh qen dhe ku del tym,ku ia bën daullja”bym”,është Nasi im. Katerina ,mbyllur brenda, si ato vajzat qëmoti që,pasi prisnin ditën e martesës,nuk dilinin nga shtëpia. Pastaj,- vazhdoi mllefin Katerina,- ndryshe gruaja dhe ndryshe burri.Sot,vërtet,jam qumësht e bardhë,po nesër. Se,zotrote (është fjala për Nasiin) as e vret mendjen për më tutje: ti dukesh si martuar,pa martuar,po njësoj. Apo nuk je pak si çehrezi që,kësaj ngjyre nuk i kuptohet mosha. Nasi që s’para duronte bodecin e së, shoqes,kësaj radhe i tha:- Vërtet pak çehrezi jam,por ti e di,moj Katerinë,që fiku i zi,është më i ëmbël se i bardhi dhe,pasi i dha një puthje kortezie së shoqes, bëri zakonin: doli andej nga e prisnin shkokët.
                                                           *    *   *
Në fshat (epo unë fshatar jam),thonë:-Gruaja është si mola. Ajo mund të hajë dhe trarët e shtëpisë. Sado që kjo thënie është paksa tronditëse,këtë radhë e sjell si dëshmi e asaj që ndodhi me këtë çift dhe,veç çiftit,edhe me FILIP BARDHIN që,u ndërkallë fare rastësisht, në këtë tregim. Fare rastësisht,por u bë paksa si i lidhur pazgjidhmërisht në këtë tregim. Katerina arriti ta bindë NASIN që të vizitohej dhe,kur u panë analizat,u vu re se,që të dy, qenë”fajtorë pa faj”. Ngaqë NASI nuk mund të  çburrërohej,iu la”faji” vetëm Katerinës. Kjo u porosit: të futej në kum të nxehtë deri në fyt dhe këtë kurë ta vazhdonte një muaj. NASI apo”fiku i zi” qe”buçko”,se,kur thosh HASAN ZYKO KAMBERI:”Kadiut,po t’i dëftesh paranë/ters e vërtit sherjanë”,  e kaloi më lehtë provimin. Si,”kavalier galant”,fiku izi zu të kapërdisej. Erdhën pushimet e verës dhe NASI deklamoi:-  Sa të mbrrijmë dhe ashtu nga ora 10.00,para dite, do të hap një gropë dhe do të të mbulojë me kumë deri në fyt. I ke parë ato filmat nga AMERIKA LATINE?Ata robërit ashtu i groposnin të gjallë. TY,moj KATERINË që,po nuk të deshi vjehrra,të do lala vet,- filloi të gilgilosej NASI dhe,ke për të parë,do kemi fëmijë apo jo.
E thënë, e bërë. Katerina u  fut në atë gropën dhe çfarë nuk bënte vetëm e vetëm të mbetej shtatzënë. Vërtet e kredhur në kum,por fytyra rrezëllinte. Kushdo që kalonte bri saj, nuk mundej pa e zhbiruar me sy. Kish nja një javë dhe,për çudi,u befasua nga një kalimtar. Ky,sado i moshuar,sikur s’kish hequr dorë nga ca vese të  kohës  së djalërisë. E pa tjetrën që “mbytej” dhe,sa e prakaloi,befas u kthye mbrapsht dhe i tha:- T’i bëhet në grykë atij që të ka dënuar si martire. Kuptohet kjo thënie qe ashtu si me të qeshur dhe me të ngjeshur. Pastaj,”babloku” shtoi:- Përse ky”ndëshkim” në këtë diell që pjek si saç? Katerina e pranoi pak me xhetilencë ndërhyrjen dhe,tek u mundua të shpjegohej,babloku foli:- E kuptoj, moj bijë e xhaxhait,por sa vite kini martuar?
– 10-vjet,- tha Katerina. Babloku u nis të ikte dhe,befas, si ai që nuk rri dot pa u trazuar me punët e botës,u riafrua tek e mbytura dhe me atë dialektin e fortë nga jugu,e  shkrepi:

– Ke ndërruar dash,ë?!!!
E la pyetjen e rëndë si një gozhdë të ngulur në mendjen e KATERINËS. Tani KATERINA nuk po ndjehej më rehat.Nuk thonë kot:hedh një i marrë një gur në ferrë dhe mblidhen njëqind të mençëm dhe nuk e nxjerrin dot.
Sa hyri në kabinë,tha me vete:- Ke ndërruar dash,ë?!!! U la pas asaj banje aq të rëndë dhe,ngaqë po merrte veten me të mirë, iu kujtua i ati,SOTIRI. Sotiri kish thirrur në shtëpi një usta për  t’i bërë një çarg për minj.Kur e mbaroi çargun, Sotiri e pyeti:- Është i sigurt apo jo? Dëgjo,- i tha ustai,- çargun e bëra,por për siguri të duhet një mace në shtëpi. Dhe Katerina tha:- Kurën po e bëj,por,për siguri,duhet të”ndërroj dash”!!! Duhet ajo”macja” e ustait apo ai,”dashi” i atij bablokut. Nasi.si zakonisht,takëmet e gjahut dhe tutje nga kanali. Gjithmonë kujdesej që KATERINA,të “mbytej deri në fYt” dhe tym,Selim.Drejt e në peshkim. Një ditë,tek doli nga gropa dhe po shkundte kumin nga trupi, pa FILIP BARDHIN. Sakaq,desh bërtiti si Arkimedi:-Eureka! “Eureka” se e gjeti “dashin”.Ky “dash” qe FILIP BARDHI. Dhe,ndërsa”fiku i zi”,NASI Ç…,nisej për gjah,atje tek kabina nr .13, rrëfehej FIIP BARDHI. Si rrallë e për mall,për mos rënë në sy të botës. Mbaruan pushimet dhe,ndërsa Katerina u kthye nga shkolla më heret se zakonisht, e kuptoi që ishte shtatzënë. Mezi priti,sa të kthehej Nasi në shtëpi.Ky hyrë pa hyrë mirë, Katerina e kapi me të dy duarët prej qafe,i dha një të puthur dhe s’e mbajti dot gëzimin:-NASi jam shtatzënë!!! NASi e ngriti avadan dhe s’e lëshonte. Të thashë që kumi do të bënte mirë. Dhe aq i gëzuar qe nga lajmi,sa,kur e lëshoi,mend sokëlliti.

   – Ma ndjen zemra që do jetë djalë dhe,po qe djalë,moj Katerinë, emrin do t’ia vëmë FILIPOK!!! Katerina,mend u tramaks.Të ketë dëgjuar gjë,për”dashin”,ky? Po,kur pa që NASI qe shend e verë,pyeti:- Ore NASI por ç’është ky emër Filipok apo të kujtohet ai,i shkreti Filip për atë proçkën  i  ke bërë.
– Jo,moj jo,- por FILIPOKU është një fëmijë për të cilin tregon LEON TOLSTOI që është shkrimtari më i madh i botës. Katerina u qetua dhe,tek mbeti vetëm,tha:- Dash i Katerinës,do ZOTI e të të kem në shtëpi.
Pas 9-muajësh,Katerina lindi djalë. Emrin ia vuri NASI:FILIPOK! Kur e mertte në prehër,KATERINA e përkdhelte:- Dashi i mamas dhe NASI:- Korrosaku i babait! Korrosak në Myzeqe u thonë peshkatarëve.FILIPOKu nuk u bë korrosak,por mama KATERINA dhe,kur u rrit,ia fërkonte kokën dhe, duke e puthur, i thoshte:-Dashi i mamas… Epo ku harrohet”kolla e vjetër?”

                                              Tiranë, 10 prill 2022

About Post Author