Gëzuar 8 MARSIN-
(poezi)

Nga Përparim Hysi
Çdo grua,në vizionin tim,është si një lule
Dhe,me të gjitha”lulet”,ngrihet një lulishtë
Lexues,të lutem,këtë mendim mu në zemër ngule
Dhe,me këtë mendim,rro përjetësisht.
Çdo grua është punëtore si bletë
E bukur çdo grua,siç është bukuria!
Pa gruan as që do kishte jetë
Pa gruan bosh do ishte gjithësia.
Çdo grua është e bukur siç është paqa
Veç gratë luftërat nuk i duan kurrë
Ato janë nënat që duan veç ditë të bardha
Dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë!
Sikur gratë të drejtonin botën,
Pa dyshim që jeta në botë do ish më e bukur
Janë burrat ata që”ters e vërtisin rrotën”
Ndaj,shpesh,kjo botë është kaos dhe turbull.
Gratë në botë janë si”Rrymë e ngrohtë GOLFSTRIMI”
Ato janë NËNAT që na bëjnë kokat!
Ndaj për GRATË këndon PËRPARIMI,
Nderim për GRATË ,paqësore në gjithë KOHËRAT!