Përparim Hysi:Gruaja në vizionin tim


Nga Përparim Hysi

1. Gruaja në vizionin tim

Çdo grua në vizionin tim është si lule
Dhe me të gjitha”lulet” formohet një  lulishtë
Lexues,të lutem,këtë mendim në kokë ngule
Dhe me këtë mendim rro përjetësisht.

Çdo grua ësht punëtore si një bletë,
E bukur është çdo grua siç është bukuria 
Pa gruan as që do kishte fare jetë
Dhe si një shkretëtirë do ishte gjithësia.

Çdo grua është e bukur siç është paqa
Veç gratë janë ato që luftra nuk duan kurrë.
Sa bosh do ishte jeta,po mos ishte gruaja,
Dhe unë nuk shkruaj aspak vargje me sikur…

SE,sikur gratë të drejtonin botën,
Bota,pa dyshim, që do të ishte më e bukur
Janë burrat ata që,me forcë,vërtitin “rrotën”
Ndaj dhe në botë ka”kaos” dhe veç”turbull”

Të gjitha këto vargje nuk i shkruaj kot
Se për të gjitha gratë unë kam nderim.
SE nga gratë më e bukur do ishe,moj botë!
Dhe e deklaroj me timen firmë!
2. Këngë për GRATË!

O nëna,o gra!O motra, o çupa!
Të gjitha të mira! Të gjitha të bukura!
Të gjitha  të mira! Të gjitha  të bukura!
Jini aq të mira siç është dhe buka!

Ju mëkoni jetën.Mëkoni dashurinë.
Ju jini drita që ndriçon gjithësinë!
Ju shtyllae familjes dhe pa ju nuk ka jetë
Pa ju e gjithë bota do ishte e shkretë.

Ju jini si lule! Jini si lulishtë!
Jini si bekim që vjen prej PERËNDISË!
JU çupa,ju motra! JU gra e ju nëna!
Ju jini ilaçi që shëron zëmra!

Për ju këto vargje,çdo fjalë  e rresht
Si një tumb me lule në tuajën festë
JU kemi në zemra,ju duam përjetësisht
Këto vargje për ju i këndoi shpirtërisht.

About Post Author