Përparim  Hysi:”Harlisje” në dimër të moshës


Përparim  Hysi:”Harlisje” në dimër të moshës
          (cikël me poezi)

Nga  Përparim  Hysi

1.”Harlisje” në dimër të moshës

Dimër në natyrë,dimër imja moshë
Ç’e ke atë fytyrë që mua më josh?
Rreth e qark ka borë,dëborë faqa jote
Po unë ndizem horë ,nuk pyes prej të ftohte.

Se,kur bëhet  dasmë,unë nuk shkoj për shkarpa
Sado jam me azmë,nga ti,më ikë azma!
Është dimër i egër,dridhem nga e ftohta
Se unë jam i vjetër,e mira,sa bota!

Ti si “rrymë Golfstrimi” seç ma ngrohe shpirtin
U ngroh Përparimi (nuk pyet më për dimrin)

About Post Author