Përparim Hysi:”Ka Çeçua biçak” i Thoma Gogës


Të qeshësh,se nuk qan dot
   “Ka ÇEÇUA biçak” i THOMA GOGËS
            (ese)

Nga Përparim   Hysi

Më erdhi si darovi,para “Ditës së PASHKËS”,libri me humor  i THOMA GOGËS”Ka ÇEÇUA biçak”. Humori i THOMA GOGËS të relaksonë edhe në këtë kohë “kiamet”,kur kemi jo pak,por plot tri vjet,të izoluar,tamam si dikur: në”rrethim nga imperialistët e revizionistët” dhe duhet që,edhe gjumin,ta bënim si në alarme. Ndodhte dikur dhe ja tek u duk”gogoli” covid që nuk qe pontencial,po real. Na ngriu buzëqeshja në buzë,kur na kumtuan se “nga dukja e këtij”gogoli”,ne do të bëhemi tjetër. Dhe ky kumt i zi që u duk paradoksal,kur u kumtua, siç shihet,më duket se monstrat arritën të na bënin”tjetër”.

                                                   *    *   *
Në kohë krizash.shfaqen shkrimtarët,poetët,artistët që,me krijimet e tyre,çajnë”klonin gogol” të frikës dhe të izolimit,për ta zbutur krizën dhe të apelojnë për jetë. Natyrisht,ajo që u mungon më shumë njerëzve,është buzëqeshja. E qeshura,ka dalë nga Parajsa,- thotë ALAN WATS.  Siç duket,THOMA GOGA, që e përjeton gjithë këtë “statue quo” kaq të gjatë, pse është i ndërgjegjshëm që njerëzit dhe,në kohë”kiameti” kanë nevojë të qeshin,bëhet ai interpret për ta sjellë   atë më pranë njerëzve.Këtë “interpertim” THOMA GOGA e bën me penën e tij të mprehtë prej humoristi me përvojë.Ai vërtet i bie”pragut që të dëgjojë dera”,por nuk ka lexues që mos çoj buzën vesh më vesh,kur lexon njëri pas tjetrit fejtonet apo skicat ku përcjell mesazhet e bardha, Të duket,kur i lexon, që THOMA GOGA,është ai “kronikani investitagiv” që pulson me hallet  dhe dhimbjet e popullt. Tek fshikullon tërë mllef,di të jetë me këmbë në tokë dhe i papajtueshëm me veset e kohës. BLAISE PASCAL ka thënë:”Çdo humor,ka pak tumor” dhe,po t’i vëresh shkrimet e THOMA GOGËS,doza e humorit është e tillë që mund të mbytë”elefantin shtet”,kur ky,”lloj elefantI”,në mund të shprehem kështu,ka pjesën e rëndë të fajit. Më duket se,sado ka shkuar kohë nga ajo që thotë diku,humorsti i madh amerikan,MARK TWEN,që thotë” NE kemi qeverinë më të mirë,që paraja mund ta blejë”,më duket se jemi në ato ujëra. Është apo nuk është ajo që ka thënë MARK TWENI, ja tek e gjen,sI: “mungesa e ilaçeve” tek të shtruarit në spitale”; tek kurba e çmimeve të rritura të një qeverie  që i ka të mbyllur sytë; tek të “paaftët që kanë  mbushur zyrat e shtetit dhe deri në dikasteret qendore”,të tërë këtë”galeri personazhesh”, i”parfumos” me humorin aq shpotitës,por dhe  mllefin e një qytetari të rebeluar. THOMA GOGA  me profesion është mësues dhe shikon me dhimbje se si ka degraduar arsimi. Nëse FAN NOLI bërtiste dikur:” Ti,HALIM,që s’di këndim/je ministër për arsim”.mjerisht,siç vë re: po përsëritet historia. Asgjë nuk i shpëton syrit të tij vëzhgues: punësimi”gjasme me kritere”,por me”zarfe”.Tek i lexoj një nga një shkrimet e këtij”ÇEÇOS me biçak”.më vjen ndëmend nobelisti portugez FERNANDO PESOA që thoshte:” Ma ka ënda të ulërij brenda kokës time”, a nuk ndodh dhe me THOMA GOGËN që”ulërin” aq sa shkallmon nga veshët qeveritarët që duan të na shesin sapunin për djathë?
Humori,- thotë STEN LAUREN,- është një e vërtetë e madhe. Se THOMA GOGA është aq i vërtetë me humorin e tij se,tek ta çonë buzën vesh më vesh,- ai është i ndërgjegjshëm se”Pushteti gjithmonë pretendon se vjen si sherbetori ZOTIT,ndërkohë i shkel të gjithë ligjet e tij”. Fjalët në thonjëza janë të XHON ADAMS,ama ne e shohim mirëfilli si shkelin ligjet. Nuk i shpëton “lupës së tij vëzhguese” as “maskarada” made in presidencë. Me fejtonet e skicat e tij humoristike,me atë natyrën “qesh e ngjesh”,THOMA GOGA ka vetëm një qëllim: të ndreqë çdo gjë që dëmton shoqërinë. Ajo porosia aq e mençur e EZOPIT” Shkatërroni farën e së keqes,se ajo do të rritet deri në rrënimin tuaj”.është si të thuash,në të gjithë këtë libër me humor.
                                              *     *    *
Por çfarë mund të them tjetër për THOMA GOGËN? Them që nuk e teproj,tek përqas thënien e DOSTOJEVSKIT:”Një njeri mund të njihet mga e qeshura e tij dhe,kur e gjen këtë të qeshur edhe në shkrimet e tij, para se të dini më shumë për të,atëherë besojeni se ai është njeri i mirë”. Dhe tek e mbyll,mund t’i them THOMA GOGËS,të falnderojmë si kexues që na heq stresin me shkrimet e tua. E qeshura,-thotë HYGOI,- e heq dimrin nga fytyrat tona.Dhe kaq nuk është pak.

                                                                     Tiranë,24  prill 2022

About Post Author