Përparim  Hysi:Lukja që më la me”provim në vjeshtë”


Përparim  Hysi
                 

  (tregim)

Nga  Përparim  Hysi

        E quanin Flamur,por i thërrisnin “LUKE” dhe kështu vazhdojnë edhe sot. Qe komshi  me shtëpinë time dhe,ndërsa unë jetoja në katin e dytë të një pallati,ky,LUKJA, në një shtëpi përdhese. Jetonim aq afër,sa,po të provoja e të zgjasja krahët,mund ta kapja prej qafe aty ku ishte dhe ta ngjisja aty ku jetoja. Qe nxënësi im dhe,kur zënë fill ngjarjet në këtë tregim,LUKJA ishte në klasën e tetë.
Zakonisht,në shkollën ku jepja mësim,unë  i  merja nxënësit në klasën e tetë,kur qenë të detyruar të jepnin Provimet e LIRIMIT. Në 8-vjeçare,unë jepja lëndën e gjuhës shqipe dhe atë të Leximit Letrar. Në shkollë kishte tri paralele të klasës së tetë dhe,ngaqë bëhej ballafaqimi i parë me nxënësit, unë,paraprakisht,bëja një lloj”testimi” për përvetësimin e programës për lëndën përkatëse dhe,ndërsa për gjuhën bëja provim me shkrim, në leximin letrar,provoja sa ishin të aftë për të lexuar një poezi a një tekst në prozë. Natyrisht,me kalimin e kohës,ndiqja përparimin e çdo nxënësi dhe,sa kisha vënë re,me LUKEN,këtë gjitonin tim,nuk qenë mirë punët. LUKJA,epo nuk ishte i vetmi, ishte nga ata nxënësit që për arsye subjektive kish arritur në klasën e tetë. Dijenitë sa për klasën e pestë. Kur them nuk ishte i vetmi,siç vëreja nga testimet që bëja,kur LUKJA qe në klasën e tetë,në të tri paralelet,kishte nga “Tri-katër LUKE”. Kam qenë shumë këmbëngulës në kërkesat,sipas programës,dhe më shkaktonin dhimbje koke”firot” e dijeve të tyre. Kisha gati 30-vjet që jepja lëndët dhe,për”t’i zbutur” sado pak firot dhe për të mos i kaluar kot,kisha “shpikur” një metodën time vetjake.
Tek tri paralelet,i mora këta me”firo” dhe,para klasës (ndodhte që ishin të gjithë djem) komunikoja kështu. Për të kaluar në lëndën e gjuhës, duhet të kopjonin çdo ditë nga një tekst,ku vlerësimi ishte për bukurshkrimin dhe për gabimet. Një gabim i ndëshkonte,sikur s’kishin bërë asgjë. Kush kopjonte pa asnjë gabim dhe  shkruante bukur,vlerësohej pozitivisht. Përvoja tregonte se asnjë  nxënës i mirë,për të njëjtin tekst të kopjuar,për çudi, nuk shpëtonte pa bërë gabime. Kurse këta të”firove” e ngulnin bririn mirë. Për Leximin letrar, u jepja copëra nga poezitë e vështira ku 15-vargje t’i  thoshin përmendësh. Piketa kalon a nuk kalon,gjithmonë qe”Poema e Mjerimit” të MIGJENIT.Dhe kjo”Poema e mjerimit” qe”kafshata” që i mbeti në fyt LUKES. E lashë me”provim në vjeshtë”.
                                                         *       *       *
E lashë në vjeshtë dhe kjo nuk i prishi fare punë LUKES që mos rritej si moshatarët e tjerë.Jo vetëm të rritej,por të krijonte familje dhe t’ia çonte më mirë se dhe unë që isha mësues i tij. Qemë komshinj e vija re dhe më vinte mirë që ky,ish-vjeshtuku im, ishte goxha familjar. Kish ardhur demokracia dhe LUKJA kish pronën e tij:tokë,ullinj dhe tri lopë.
Vërtet s’e mësoi “Poemën e mjerimit” përmendësh, por qe fermer i mirë. Qe viti i mbrapshtë 1997. Unë punoja inspektor në Drejtorinë Arsimore në FIER dhe,sa vija nga puna, dilja aty,mbi xhade,se nën hijen e ullinjëve jo vetëm çlodheshim,por bënim dhe nga”një bark me muhabet”. Kishin filluar ato”demonstrimet anti firmave piramidale me thirrjen”Duam paratë tona”. Demonstruesit mbrrinin deri në fshatin tonë,4-km nga qyteti i Fierit dhe,tek i shihja,sikur kruaja kokën. Isha dhe unë njëri nga ata. Thonë që PERËNDIA të merrë mendjen,në fillim,dhe,pastaj,jetën.Kështu ndodhi dhe me mua. Ndërsa imbir,emigrant në GREQI,(mezi i fitoi ato miliona dhrami:qenë dy milionë që ia mbylla në arkë  të kursimit).më mori në telefon”që mos gënjehesha dhe t’i çoja në ndnjë firmë,se më thotë bosi grek,se janë firma mashtruese”,unë e bëra si ai nxënësi i klasës së parë  që i tha prindit:”Nuk di ti sa mësuesja ime”. I thashë djalit:-Ka thënë BERISHA që janë paratë më të pastra në botë dhe nuk di bossi yt sa BERISHA!!!! I hoqa nga arka e kursimit dhe drejt e në  VLORË tek “Gjallica”. Dhe prisja që t’i merrja në shkurt 1997. “Gjallica” ra dhe paratë e timbiri shkuan për dhjamëqeni. Ndjeva dhimbje,por nuk dola në demonstrata se BERISHA nuk më kapi nga veshët që o çoj atje,ose të vrava. Fajin ma pati koka dhe kafshova gjuhën. Si lajm kishte marrë dhenë dhe një burrë plak kish thënë:-Pse edhe PAPI (kështu më thërresin në fshat e kudo) i humbi paratë? Po ne e dinim PAPIN të mençmin e fshatit, ai qenka budallai i kazasë! Pra,le gomari më ngordhi,por nuk të lënë as mizat rehat.
                                                  *      *      *
Po bëja muhabet,kur u rrëfye LUKJA. Tri lopët i la për kullotë dhe,sa më pa aty mes njerëzve, e zbrazi”koburen” që e mbante të mbushur që nga koha që ish nxënësi im. 
-Eh,profesor,- tha LUKJA,- më le mua mahere me provim në vjeshtë. E shikon LUKEN? Lopë po, prona po dhe ca”çikalekë” i ka LUKJA mu në arkëz të kursimit. Po ti, o profesor,i more lekët e SUADIT (emri i timbiri) dhe i vërvite mu tek”Gjanica” *! Profesor,- shpotiti duke qeshur LUKJA,- të kam lënë me provim në vjeshtë! U ngrita dhe e përqafova LUKEN miqësisht.

*Gjanica-lumthi që kalon përmes Fierit

                                                                Tiranë,23 nëntor 2021

About Post Author