Përparim HYSI:”Mëkati”


“Mëkati”
   (poezi)

Nga Përparim HYSI

Që nga koha EVËS,nga koha e ADAMIT
Janë bërë plot”mëkate”,për kokërr të namit
Shfleto historinë,mbushur plot orgjira
Orgjira më shumë ndodhur në mbretërira.

Profet MUHAMETI,paska disa gra
Një tufë konkobinka na ka një pasha.
Sulltanët e TURQISË,të tërë një harrem
Dhe PASHA ALIIU mu në TEPELENË!

SA për mua ,të duash,s’është se bën mëkat
Lëre historinë që me “faj” bënë gratë.
Dhe “etërit e kishës” që hiqen shenjntorë
“Bomba e moralit” u ka plasur në dorë.

Dhe “BURRAT e SHTETIT” flasin për moral
Lakrat dalin sheshit dhe secili djall
Goxha burrë KLINTONI,flirtoi me MONIKËN
Teveqel jam unë që kam”frikë” SIKËN  *

Shembujt si ajzbergu që fundi s’I duket
Është i hapur”shtegu”(mëkati nuk zhduket)

*imeshoqe
                                     FIer,31 mars 2000

About Post Author