Përparim Hysi:Mosmirënjohja!!!



          In memoriam,HILMI HYSIT          (tregim)

Nga Përparim   Hysi

    U mbushën plot 75-vjet që Hilmi HYSi,me detyrë kryetar gjykate në Gjirokastër,në vjeshtë tëvitit 1947, për”arsye të mosarsyes”,arrestohet në”emër të popullit” dhe po”në emër popullit”,pushkatohet me Grupin e dytë të deputetëve me Riza DANIN e Co….sado që HILMI HYSI nuk ishte deputet!!! Çdo lexues ka të drejtën e pyetjes:” Si është e mundur?”
Kësaj pyetjeje do ia jap përgjigjen  pak e nga pak.
Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive,- ka thënë Imanuel Kanti. Hilmi Hysi qe krejt i pafajshëm dhe,nëse u grupua me atë grup deputetësh që asnjë prej tyre nuk njihte, këtë”peshqesh” e kishte nga dikush,të cilit,në kohë rreziku,i kish  shpëtuar jetën. Dhe jo vetëm atij,por dhe bashkëshortes. Si”shpërblim”:koka në tepsi.E pushkatuan në moshën 35-vjeç dhe ia zhduku varrin,pa nam e nishan. Ka plot 75-vjet që as bashkëshortja,sa qe gjallë dhe as dy çupat  e tij (atëkohë qenë njëra 6-vjeç e tjera 4-vjeç e sot jan nga 80-vjeç) nuk mundën të vënë një lule mbi varrin e të ndjerit.
                                                            *     *   *
Pak për atë”dikushin”
Prolog
 Të gjithë ata që kanë jetuar 50-vjeçarin e pasçlirimt dhe,veçanërisht,ata që lexonin organin qenrotr të shtypit të partisë,gazetën “Zëri i popullit”,duhet të kujtojnë që,herë pas here,në këtë gazetë kish një rubrikë që titullohej”Pohojnë me gojën e tyre”. Edhe unë për t’i  bërë më të përafërta “fajet” e juristit,Hilmi Hysi,po tregoj në”ligjëratë të drejtë” të atij “dikushit mosmirënjohës”. Ka ndodhur kështu: Enver Hoxha kthente e stërkthente shkrimet e tij të mbushura me kujtime dhe,ndryshe,nga ç’kish shkruar më parë, zë e rrëfehet apo”pohon me gojën e tij”.Po i afrohej fundi dhe fantazma e Bankos i prishte gjumin. Shiko ç’thotë më së fundi: “… kur fashistët më kërkonin me qiri në dorë,ditën e natën, unë me Delikaten kalonim mu tek hunda e tyre pa na i bërë syri tërr! Do  të thoni:-Po si është e mundur? Dhe po vet aktronte:- A e kini parë në Muze një foton time me syze e mustaqe? Atë fotografi ma ka bërë Qemal Stafa. Këtë foto e bëra se njeriu që më dha letërnjoftimin kishte dhe syze e mustaqe. Po ju prapë do pyesni:”Po kush qe ai që ju dha letër njoftimin? Epo emri ja”që nuk më kujtohet”,por mbiemrin e kishte HYSI!!!
Dhe Delikates ia dhe bashkëshortja e Hysit që quhej Vera. Dhe aq u mësuam me këtë “Vera”,sa Nexhmijes në shtëpi i thërresim  Vera!!!
                                               *      *      *
Le t’heqim petët lakrorit. HIlmi Hysi është xhaxhai im.Është nga Vërzhezha e Skraparit. Sado me prindër analfabetë,fshatarë den baba den, u dallua në mësime dhe,për fat të mirë,u dërgua në Liceun Francez të Korçës. U laurua si student honor dhe,kur Ministër Arsimi që Mirash Ivanaj,u thirr në audiencë kokë për kokë..
Afërsisht,është folur kështu:
Ministri:-Jini i lauruar me “Medalje ari” dhe kini të drejtë të zgjidhni fakultetin që dëshironi?
HIlmiu:-Dua të studjoj për letërsi apo histori.
M:- Tani dua unë të të bëj një lutje:-Këtë degë dua t’ia jap një ish-nxënësit tim në gjimnazin 28-nëntori në SHkodër. Apo shkon për drejtësi në Francë?
-Dakort,po kush është ai nxënësi juaj?
M:- Abas Ermënji.
-Miku im,- e mbylli bisedën xhaxhai im.
Mbas kësa bisede kaq konfidenciale,Xhaxhai im u nis për në Mon Pelje,kur,për fatin e tij, si një”hije” që e ndiqte pas,mbrriti dhe Enver Hoxha. Natyrshëm,ngaqë njiheshin që nga Liceu,miqësia e tyre u “trash”. As që më duhet,në e mbaroi fakultetin Enveri që”sponsorët” i kishte pas,me Eqrem Libohovën,Bahri Omarin a ndonjë tjetër,por xhaxhai mbaroi dhe u kthye në Shqipëri ku u emërua atashe në Ministrinë e Jashtme. Mandej gjyqtar pajtues në Tiranë. Në vitn 1945 emërohet në Gjirokatër si kryetar gjykate.Dhe në fund të vitit 1947 arrestohet dhe,pa patur asnjë faj,pushkatohet. E pushkatoi”shoku”,se i shpëtoi kokën. Dhe,në këtë”sagë tragjike”,ka dhe një përkim tjetër që të rrënqeth. Hilm Hysi aty nga viti 1941 qe martuar me MYNEVER SKRAPARIN,mësuese që kish mbaruar Institutun”Nana Mbretëreshë” dhe qenë shoqe me”Deikaten”,Kjo ishte ajo,Vera, që i dhuroi letërnjoftimin e saj.Delikatja s’kish pse të bënte”retushim” fare të fotografisë Ngjanin në fytyrë dhe “Delikatja” as që lëvizi qerpikun kur asaj,Verës,i pushkatuan të shoqin,Ca më keq:nuk lëvizi qerpikun as kur”Verës” i a ngritën plaçkat dhe e çuan mësuese në Këmishtaj të Lushnjes. Më vonë e pushuan nga arsimi dhe punoi punëtore në një punishte qumështi në Tiranë.Çupa e madhe;Lidja,mbaroi me të gjitha notat pesa”teknikumin mjekësor” në qershor të vitit 1959 dhe dërgua Ndihmësmjeke në Qukës të LIbrazhdit. Partia”lëshoi pak brez” dhe u dha mundësi fëmijëve të deklasuarëve që mund të studionin për matematikë-fizië apo për kimi.Përfitoi nga kjo e drejtë dhe çupa e vogël e Hilmiut dhe Verës së”Delikates”,Laura,mbaroi për matematikë-fizikë dhe u emërua në Qukës të LIbrazhdit!!! Koincidencë e “bukur” apo jo. Më vonë,ngaqë”Içali të kujton dhe s’të harron”, u kujtuan që Laura është mësuese dhe do na bëj”hatanë”. E pushuan nga arsimi dhe drejt e punëtore. Po a mund të vazhdoj më?! Nuk mbarohen”fajet” e këtyre fatkeqëve pa faj.

About Post Author