Përparim  Hysi:Një cikël e me poezi


Një cikël e me poezi
   (të mbetura në sirtar)

Nga  Përparim  Hysi

1. Dy skaje të një litari
     “Unë e ti,murgeshë,dy skaje të një litari”
                  MIGJENI
SALIU dhe FATOSI-dy skaje të një litari
Secili e tërheq nga ana e vet

Djathtas Saliu,majtas FATOSI
Përplasen… dhe barkas bie demosi.

2. Statu quo
SALI BERISHA,i pashoq si autoritar!
FATOS NANO,i pashoq si liberal
Militantët të verbër sikur nuk shohin nga sytë
Vazhdojnë tërë kohës gjyryllditë
SHQIPËRIA në terr dhe s’ka dritë.

3. Çeku i bardhë
A e mbani mend “çekun e bardhë”

Që na u ofrua si  në -përrallë.?
Na i ofroi një”kapardinëbardhë”!
-Prishni! Prishni dhe veç prishni:

Nesër do hamë me lugëfloriri!!!

I prishëm të gjitha:
Nuk lamë gjë në këmbë!
DHE,ende,njëri-tjetrin po hamë me dhëmbë!

4. Një delikuent”demokrat”
Kur doli “RD”,ai e lexonte poshtë tavolinës
Se ende nuk kish  shëptuar prej trysnisë e frikës.
Unë lider nuk qeshë,por e prita demokracinë krahëhapur
E mora prej dore dhe i bëra ftesë të dilte hapur.

Kishin kaluar tani  gati 5-vjet
AI,frikacaku,kandidonte për deputet!!!
Jo vetëm kaq,por më bën një propozim banal:
Që dhe unë,Përparimi,të bëhesha me PD:antar!

Ore,- i thashë,unë jam anëtar nga janari  1991
Kur ti nuk guxoje që të dilje në shesh
U skuq deri në rrëzë të veshëve;mbeti si film pa zë!
Por sulmin e vazhdova,aq sa po  lëshonte djersë.

Pse pati të tilë,si trima pas beteje
Që shkallët e karrierës ngjitën si alpinistë
Ndaj dhe partinë e filloi një grryerje
Të tillët janë si mola që ha trarët e shtëpisë.

5. Kur u zhbë demokracia
Demokracia një pëllumb i bardhë siç është paqja
U vra dhe u zhbë nga liderë të pështirë.
U lëshuan militantët me qysqi e kazma
Dhe prishën çdo vepër të mirë.

U rrafshuan dhe shkuan për skrap
Plot vepra industriale
Prishën hekurudha,shkulën pyje(po mirë,  që i bënë zap)
Mbetën në punë vetëm hidrocentrale!

Jo vetëm kaq:
Çdo njeri tjetër që mendon ndryshe nga lideri,
TA dijë mirë që e pret FERRI!
Pak e nga pak,u zhbë demokracia
Ligjin zu ta bëjë anarshia dhe padrejtësia

6. Kundërshtari është”armik”!!!

Kundërshtari ynë është”armik”
Është kështu dhe i vu pikë.
Sakaq vjen sihariq:
-Kapëm “rob” një komunist!!!
 

– E qethëm! E qethëm!
(Ta marrë vesh,ky”doç bir doçI!!!)
E qethën  zero,të majtin PETRO KOÇI!!!

Entusiazëm,hare që mbi hundë ma sollën neverinë,
Aq sa bërtita:-Nuk kemi qethur PETRO KOÇIN!
Sot kemi qethur demokracinë!!!

7.Turma

Kurrë nuk marrë pjesë në turma!
Më thoni pse”turma” bën rimë me zhurma
Dhe asonancë me”rruga”?

8.Kur kandidova për deputet! *

Aha,- më tha një pjesëmarrës në takim,- 

E gjeta referatin që ke mbajtur për Enverin!
Tani vjen e na flet për demokracinë
Mos do të na bësh dhe disidentin?

Unë kam punuar në arsim
Dhe me domosdo  do flisja për partinë dhe Enverin
Mos më kujto se do isha aq”trim”,
Sa nuk kisha frikë FERRIN,

Nuk jam njeri me dy faqe
Që të kaluarën time ta mohoj
Vij  para jush dhe flas ashiqare:
Demokracinë e dua dhe ndaj po kandidoj.
  *kandidat për deputet për PD,por nuk fitova.

9.Kapardinat e bardha

Atëherë nuk e kuptuam pse u veshën me kapardina të bardha
Ata që prinin tubimeve për demokraci!
Qenë iluzione që na joshnin me shpresa të bardha
Që,mjerisht,këto shpresa s’u realzuan në SHQIPËRI.

Si nuk e kuptuan që veshja është veç një iluzion
ILuzioni në psikologji është perceptim i deformuar
Ne tek kjo veshje”lexuam” një aluzion
U kapëm prej këtij aluzioni dhe asgjë nuk kemi fituar.

10. Protestat  *
Vendi ka ditë që po ngrihet në protesta
Dhe,në gjykimin tim, është e keqe”prezenca”
Çmimet po ngrihen,sa hap e mbyll sytë
Se po flenë gjumë,të gjitha ministritë.

Nuk është një vijë ujë që kalohet me një hap
Vendi rrëmujë:kërkon që të keqes t’i vihet”prag”
Kjo duhet të ndodhë sot,mos e lër për nesër
Se gjithë këta njerëz,nuk janë të gjithë dreqër!

Bëhet karburanti sikur është flori
Dhe në Ballsh u mbyll e vetmja rafineri.
Kryeministër unë rri ne fesbuk
Jo ti,or mik, fesbuku për ty”luxs”.

E di që ka luftë dhe mund të vijë tek pragu
Por që tani për ne u zgjat”laku”
Kanë vajtur”harxhet” ku nuk mban më ujë  pilafi.
Secilit prej nesh mu mbi hundë na rri inati.

* vetëm poezia 10 u shkrua sot.Të tjerat pas vitit 1991.

                                                                   Tiranë,15 mars 2022

About Post Author