Përparim Hysi:Një mësues këndon për mësuesët


Një mësues këndon për mësuesët
  (cikël për DITËN E MËSUESIT)

Nga Përparim  Hysi
1. Mësuesëve të mi
   In memoriam,DHOKSI dhe SOTIR MEÇO  *

Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani
Ju mësues SOTIRi dhe mësues DHOKSI!
Nëse nuk shkrova më parë ndonjë vjershë
Kisha frikë nga vargjet (mos mbesja në vjeshtë!!!)

Por kurrë nuk ju harroj,se më morët në krah
SE qeshë i vogël:vetëm pesë vjeç e ca…
Si mëmë  mësuese Dhoksia,Sotiri si at,
Ndaj me mall,për ju është ky varg,

Sado jam i moshuar dhe disa herë gjysh
Unë vazhdoj t’ju dua,pa si e pa qysh?
Jini ndarë nga jeta,por ju kujtoj përherë
Ju kam dashur dhe ju dua,o mësues me vlerë.

2. Mustafa GREBLLESHI  *
    (1922-1986)
Ende pa vënë brisk në faqe,ti u shfaqe si kometë
Memli yt me Margaritën,një Romeu,tjetra Zhuljetë.  **
Një”Greminë dashurie” që më mbushi me aq lot
Dhe tani prag pleqërie, të kujtoj dhe s’harroj dot.

Diktatura lëmoi kosën,tek një ENGJËLL pa rrezik
Kam qarë kur të burgosën, sikur humba unë një mik 

Qe mësues diku në Fier dhe pas Fierit në Berat
Fjala jote qe mjaltë-sheqer,në kujtesë ti mbete gjatë.

Dhe mandej kalvari i gjatë:pompë e bojës mbi kurriz
Por ti mbete zemërmjaltë,se  nga”genet” ishe FIS!
DHe mes mureve lyer me bojë,mes gëlqeres e zhavorit
Ti seç mbushe një “Album…” me TUT HUQËT e humorit ***

Si bekim Perëndie,duron jetën plot andralla
Plot me”hurma Arabie” na gostite me përralla.
Mjerisht,mik,të vranë në gjumë(e trishtë qe për ty kjo jetë)
Ike si të kishe punë dhe na le”Njëmijë e një net”.
* e kujtoj me shumë mall.Nga Mustafa Greblleshi u bëra shkrimtar.
**personazh të”Gremina e dashurisë”.
***Albumi i një bojaxhiu

3. Sofie Meços  *

Ti ishe aq e shpejtë,ashtu siç është era
Ndaj u shpalle”MJESHTRE” e para ndër femra.
SA herë qe kampione, sa herë e para dole
E bukur, e thjeshtë,s’u mbajte as fole.

E bukur si dritë,buzëqeshja në buzë
Si një fshat i bukur që s’do kallaus!
Tërë jetën e jetës mbete veç”ushtare”
Sado nga meritat,ishe”gjenerale”

Për sportin dhe mësuese,punove një jetë
Si”piketë vlerësuse”: asgjë në kuletë!
Një mal me fitore,gjithmonë qe e para
Të duam SOFIE MEÇO, moj zemërbardha.
* jeton në Fier,është 88-vjeç.

Mjeshtre Sporti, e para nga femrat Shqiptare.

4. Profesore VJOLLCA OMARI  *
              (1927-2015)
Tek marrë penën që të shkruaj,të kujtoj dhe mbushem mall
Sado gjysh,por edhe qaj,(do m’i falnit lotët,vallë?)
Dua ta them me fjalë e shkrime,se ç’ke qenë për mua vërtet
Unë të ruaj në zemrën time( s’jam piktor të bëj portret)

Nëse shkruaj unë për ATË,ju ta dini: e ka hak!
SE punoi si”film pa zë”,në një kohë për të:farmak!
Nëpërkëmbej punë e saj,s’kish dafina,por veç gjemba
Dhe sado që s’qe kollaj,për çdo nxnës a s’qe  NËNA?

Vinte zemrën mu në punë dhe punnonte si sahat
Por  regjimi qe”përçudë” dhe shihte me”inat”
Dhe për nxënësit linte kokën (a nuk bën kështu një NËNË?)
E sfidonte kështu “kohën”,ajo kohë për të qe gjëmë.

Dhe punoi  katër dekada, mos ju duket vallë,pak?
As vlerësim,as dekorata ( as mendohej:s’i ka hak!!!)
Brymë e kohës nëpër vite,seç e thinji dalëngadalë
Dhe për mua që ishe shpirte,pse më bie ky lot ,vallë?

* më 5 mars 2008,BASHKIA e FIERIT,duke vlerësuar punën me aq përkushtim,e shpalli”Krenaria e Fierit. Ka dhe një përkim për lexuesit:Profesorja ime,Vjollca Omari është motra e Mustafa Greblleshit.

5. Uh,Profesori!
        Për nxënësit e mi
Si një britmë e madhe gëzimi dhe habie.-Uh,Profesori, ushtoi…
Prekem nga malli dhe prej nostalgjie
Për çdo 7 mars,sa herë që e kujtoj.

Kishin zbritur atë 7 mars në qytet
Një grup vajzash ,ish-nxnëse të shkollës së mesme
Oshtima mbuloi tërë sheshin  dhe mua vet
Që edhe sot që shkruaj,jam prekur prej mbrese.

-Uh,Profesori.bërtitën njëzëri
DHe erdhën e më pushtuan si kala
Ah,se si u bëra unë, i tëri
Më puthnin pa u ndarë,pa pra..

Çlironin të gjitha gëzim
Gëzim të pastër e plot dashuri
Nuk pyesnin dhe nuk kishin asnjë paragjykim
Që në mes të qytetit të puthnin një të ri.

SE nuk ndodh kund në qytet
Që vajza me këmbë në yzengji
Të puthnin lirshëm pa e patur për tetë
Kështu të gjitha si “koloni”.

Po puthjet ishin krejt të çilrta
Dhe nuk pyesnin as për rregull e moral
Ato puthje për mua qenë të”florinjta”
Ndaj  i kujtoj dhe shkruaj me shumë mall.