Përparim Hysi:Përsiatje Janko PALI “Mesues i Merituar”


Janko PALI “Mesues i Merituar”

(Përsiatje)

 Nga Përparim Hysi

 Në ka njeri që i shkon ajo sentenca që thotë,që,po të vlerësoheshin njerëzit nga meritat që kanë,shumë ushtarë do të ishin gjeneralë,them se ky është Janko Pali.Vetëm sikur kalimthi t’u hedhësh një sy shkrimeve,dokumenteve,arshivës të ruajtur me kujdes nga i biri i tij,Petraqi,menjëherë do të hasësh në një padrejtësi të madhe.Në një  mohim dhe shmangje të qëllimshme.Sigurisht,nuk do shumë mundim që të

 zbulosh shkaqet e kësaj shmangjeje:porosia,pa dyshim,ka qenë nga lart.Nga tempulli i errësirës,se Zeusi që rronte në këtë tempull,i trëmbej dritës,kulturës.Atij(Zeusit) i duhej kultura proletare,sado që  për vete kish bërë shkollë në Perëndim. Kur them që Janko Pali si Njeri me dituri  shumëplanëshe,me një studim skrupuloz e të përditshëm,e kish kthyer  atë shtëpinë e tij në Qeparo,në një sinagogë të vërtetë ku si Diogjeni  i lashtësisë,shuante pasionin e tij për dije në disa fusha,mendoj se  kam të drejtë.Një poliglot par exelent ai ose përkthente në gjuhën  shqipe klasikë të njohur dhe me emër,ose gërmonte në etogjenezën e  Bregut(ku është figura më e spikatur)ose zinte mblidhte këngë  popullore:përpilonte fjalorë e mikrofjalorë i vetdijshëm se një pemë  që mbjell ti sot,do ta hanë brezat e ardhshëm.Ai ishte I  ndërgjegjshëm se dikujt i bënte hije.Se hija e lisit në një pyll me shkurre është ku e ku më e madhe.Se sikur të mundje dhe të testoje  përmasat e dijeve të,Mësuesit të Merituar,JANKO PALI, dot të hasje në  një individ që i ka të rallë shokët.Se kund në histori të letërsisë(po  se po),por dhe jashtë saj,nuk mund të gjesh të gjajshmin e tij:në  moshën 93 vjeç,ai me një kujtesë brisk,zë e shkruan vargje.Si një pus  që nuk di të shterë.Ai e jetoi shekullin e tij dhe mund të thuash me plot gojën:se gati punoi një shekull.Nuk e teproj aspak,kur them se ka  demensionet e një instiutucioni.Unë nuk jam nga Bregu.Po bukuritë dhe  vlerat turistike që ka Bregu i njoh.Jam i sigurt se bashkia e Himarës  paraqitet me një guidë turistike për vizitorët.Unë mendoj që kjo guide  do të jetë më pikante në se atje do fillojë të rreklamohet edhe një  pikë:-Vizitoni shtëpinë muze të Mësuesit të merituar,Janko Pali.Nuk do  jetë një pavijon sa për sy e faqe.Përkundrazi.Vizitorët do të  befasohen në çuditë që do hasin.Qytetari evropiane në mënyrën e

 jetesës.Për të vazhduar më pas:me plot pasazhe nga jeta dhe veprat e  tij(mjerisht,të pabotuara).Dhe,po të veprojnë kështu,fitimi do të jetë  dypalësh:eruditit,Janko Pali,do t’i vihet nderi i mohuar prej  50-vjetësh në vënd dhe vizitorët do të çuditen që aty,në Qeparo,ka jetuar dhe punuar një Njeri që me dijet e tij gjithëplanëshe, hulumtonte dhe nuk rreshtëte duke kërkuar o nëpër faqe  historie,nëpër këngë a gojëdhëna,në legjenda,në shtresime të të  folurit,në mradhëniet e gjuhës me fqinjët dhe të gjitha këto,jo si një  amator,po si një shkenctar i vërtetë dhe skrupuloz.Sikur për një  çast,të marësh të analizosh punën e tij titanike dhe ta kundërvësh me  aksh shkenctar që mbante në xhep testën e partisë,dallimi do të qe I  dukshëm aq sa bënte mu.Por Janko Pali s’hante dot aso gjelle.I ditur  si një Prelat,ai qëndroi larg”testës së kuqe” dhe mihte dituri

 atje,në”qelën” e tij në Qeparo.Shkenctarët partiakë të Trianës e dinin  mirë se cili qe Janko Pali,por kurrë nuk e afronin.U bënte hije lisi gjelëbërosh i Qeparoit.E thërrisnin  vetëm sa për”auditor” dhe,mandej,bënin sikur e harronin.Kur shkruaj  për këtë shmangje paragjykuese e të keqe,më vjen në mënd Asdreni,që  duke përshkruar figurën e një patrioti luftëtar,tek  poezia”Kryengritësi” thotë pak a shumë kështu:”Të ikë,se na bën  hije”.Dhe Janko Pali,ky erudit i pashoq,kthehej atje,tek sinagoga  etij:në Qeparo.Qe si ai shterpari i Naimit që nuk i afrohej  stanit.Atij stani mbushur me partiakë se sa me dijetarë.Kthehej por jo  i mundur.Po më ngulmues dhe më kërkues.

 * * *

 Është gjynah që të merresh me të vdekurit,po me sa  di unë,në kupolën e partisë për arsimin e kluturën,arriti në atë kohë  një Bregas.Ky qe ingjinieri gjeolog,shkrimtari Anastas Kondo.S’ma merr  mëndja që mos ketë njohur vlerat e Janko Palit dhe në s’lojti as majën  e gishtit për t’i dhënë Cezarit,ç’është e Cezarit,unë them se në këtë mes ka pak keqdashje a ca më tepër:ndonjë prapagjykim.Se mund të bënte  dhe një tjetër,Miho Gjini,po këtij ia prenë gjuhën me gërshërë  reshperi.Dhe Janko Pali mbeti veç mësues andej nga Bregu.Pa marrë

 përsipër se do të arrij t’i them të tëra,për këtë,figurë kaq të nderuar të arsimit dhe kulturës shqiptare,po mundohem që përmjet disa  prej gërmave të alfabetit tonë të vë në dukej disa prej vetive të tij:

 A… Albanaolog,arsimtar,arkeolog,arshivist.

 B… Burrrë me karakter spartan;bashkëshort shëmbullor

 D…Dijetar

 E…Esperantist par exelencë i njohur në botë.Etnollog.

 Ë…Ëngjëll

 F…filantrop,filatelist,folklorist(gjuhën franceze enjeh si shqipen e

 greqishten)

 G…greqisht folës(të vjetrën dhe të renë).Përkthen nga këto gjuhë.

 GJ…gjermanisht folës.

 H…hartues tekstesh dhe programesh për shkollat.

 I…italishtfolës.Përkthen nga italishtja.

 J…Si Janko Palo dora vet.

 M…Mësuesi merituar;muzikant.

 Nj…NJERI me gërmë të madhe.

 O… si një Orakull

 P… përkthenjës nga disa gjuhë;protokollist(gati so noter).Poet.

 Sh…Shkenctar,shkrimtar.

 Natyrisht,në këtë përsiatje timen unë nuk kam mundur që t’i them të tëra se dhe gjeografia ime e njohjes sime për të nuk  është e mjaftë.Por një gjë e di mirë:është pak titulli Mësues I  merituar për të.Ai duhet të jetë,pa tjetër,Mësues i Popullit,se ka punuar me përkushtim një jetë të tërë duke lënë pas vepra me vlerë që

 duhen botuar dhe të dalin në dritë.Në këtë gjë nuk kanë mundësi ta  bëjnë fëmijtë e të Ndjerit,duhet ta bëjë,patjetër,shteti.Por dhe në  shteti do të bëjë një sy qorr,atëherë Bregasit duhet të kontribuojnë që Janko Pali të hyjë në çdo shtëpi shqiptare,se do të jetë një investim me vlerë të pakompensueshme.Shëmbujt nuk mungojnë.Me sa kam  ndjekur rubrikat kulturore në Shqipëri,m’u bë qejfi që fëmijtë e të  ndjerit,Dr.Vasfi Samimi(Visoka),mundësuan që vepra e shkenctarit të  mohuar të dalë në dritë me 28 vëllime.Një bum i vërtetë dhe për t’u  admiruar.Ah,sikur të ndodhte kështu dhe me Njeriun Instuicion-Janko  Pali!Unë shpresoj…Se Janko Pali është jo vetëm Gjeneral i Arsimit  Shqiptar,po dhe i kuturës në tërësi.

 20 tetor 2009

About Post Author