Përparim Hysi:Sterjo Spasse përmes letërkëmbimeve



Pema që ka rënë nën pemë

STERJO SPASSE përmes letërkëmbimeve
                 (ese)

Nga Përparim Hysi

Jam nën një mori hamendësive,tek mbarova librin” STERJO SPASSE përmes letërkëmbimeve”. Një letërkëmbim mes miqësh dhe,veç tyre, me dashamirë a bashkëfshatarë të STERJO SPASSES që larg,nga GLLOMBOÇI i PRESPËS.
Pa e hapur librin, vjen e më shfaqet një mendimtar si VOLTERI. Ky,- thotë diku,-KOMEDIA HYJNORE e DANTES,është ai libri që jo të gjithë e kanë lexuar,por të gjithë i referohen si pikëreferimi. A nuk ka ndodhur kështu me STERJO SPASSEN? Edhe sot më  shfaqet para sysh,Bejori,bashkëfshatari im nga fshati PETOVË në FIER që,tek po zihej me brigadierin(ishin kooeprativë).iu  akrrye:”Psenë muk e ka gjetur STERJO SPASSE!!! Bejori ishte me fillore, por ja tek iu bë mburojë një shkrimtar si STERJO SPASSE. Mua më erdhi mirë që miku im e hodhi lumin,por,nga ana tjetër,pjesa ime racionale shkoi dhe më tutje. Vërtet,si mund të ndodhë kështu ? Mandej arrita në një arsyetim të drejtë:STERJO SPASSE ka krijuar një opinion dhe opinioni.jo më kot nuk thonë,është më i madh dhe se qyteti.   Njerëzit e ditur vijnë,me veprat  e tyre,dhe zënë vend duke krijuar një opinion. Nuk besoj se bëj ndonjë blasfemi,kur pranëvë DITURAKUN E MADH     të   Greqisë së lashtë:SOKRATIN. Asnjë vepër e shkruar nuk ka arritur tek ne si lexues  prej tij, por si këngët që shkojnë gojë për gojë,vijnë sentencat e tij me aq vlerë. Analogjia si çdo analogji nuk është e njëjtë,por e përafërt për një shkrimtar si STERJO SPASSE.
                                                    *     *     *
Nuk di se ç’mendimtar paska thënë:”Gjenitë krijojnë dhe mediokrit imitojnë apo kopjojnë”. Po sikur e paska thënë për mua,mediokrin: se MARKSI (edhe sot e kësaj dite quhet filozofi one,kur thonë amerikanët), paska thënë:”Unë jam një makineri që përtyp libra”. Sado mediokër,por dhe unë”përtyp” libra,pothuaj çdo ditë.Kjo nuk do të thotë që i bëj sfidë mendjes gjeniale të MARKSIT. Ngaqë “përtyp” libra për ditë,ngaqë nuk ka ditë që nuk lexoj ,mendova  të sjellë për lexuesin.mendimet e mia.
Nuk besoj se e teproj,nëse them që STERJO SPASSE është shkrimtari shqiptar që e njoh më shumë e më mirë nga të gjithë. Njohja ime e parë me STERJO SPASSEN ka ndodhur,kur  STERJO nuk ishte bërë shkrimtar.”Nuni” që i “preu kërthizën” kësaj njohjeje virtuale, qe PROFESORI im i gjuhë-letërsisë në ish- Normalen e ELBASANIT,babaxhani,AZMI STRINGA që ne e thërrisnim BABË STRINGA.Aty,tek biblioteka e shkollës,isha nxënësi konfident që në revistën”NORMALISTI” më rekomandoi dhe ndonjë shkrim të STERJOS. Mandej,kur dola mësues, nuk lija shkrim të STERJO SPASES në”Nëntori”,kur doli si  revistë dhe të tjera organe. Tek një bukinist gjeta”Afërditën” dhe me radhë,pa ndaluar,sa e”blova” në mulli . Vetëm “PSE” nuk e gjeta dot. Do të thoni:por si ndodhi, o përtypës?Pse? Po psenë nuk e ka gjetur STERJO SPASSE!!! 
                                                     *    *    *
Libri,-ka thënë NIKO KAZANZAQI,- është në zemrën time. Të gjithë veprat e STERJO SPASSE ,para se t’i shkruajë ato ,kanë qenë në zemrën e autorit. Ai ka jetuar me personazhet aq,sa të duken të gjashmit e tyre pranë nesh.Unë nuk kam ndërmend  që të flasë për librat e autorit,por me një fjali përmbledhëse mund të them:” Dielli,toka,dashuria,rebelimi, rezistenca deri tek lufta për liri,gjendet në librat e tij. Pse shkruante ashtu siç i ndiente zemra dhe shpirti në një konkurs mori çmimin e parë. E nominuan me çmim të parë në një kohë,kur ai ndodhej në RUSI për studime. Edhe në këtë nominim,nuk munguan ziliqarët që vërvitën pleshta,por fitoi vlera dhe e vërteta.Se tek STERJO SPASSE gjeje  mirësinë dhe mirësia,sipas SOKRATIT,është dituri.Tek i lexon, zë dhe”gjallon” bashkë me personazhet se hasë në njëstil  aq të thjeshtë,sa të duket sikur po shkruan vet. Se,siç thotë WALTER BAUMAN,autoriteti i një narativi varet nga kuptueshmëria.
                                                      *    *   *
Letërkëmbimi me miqtë  e STERJO SPASES, jo vetëm është i gjatë,por dhe i gjërë. Sikur të kesh mundësi ta hedhësh në një hartëgjeografike,harta është e pamjaftueshme dhe ngyrat nuk dalin. Gjeografia e miqësisë i kalon kufijtë e ATDHEUT,shkon në EVROPË dhe deri në AZI. I përkthyer në BULLGARI,në TURQI,në RUSI,në GJERMANI dhe deri në KINË.Dhe sa për miqtë në SHQIPËRI,Profesorë si:ALEKSANDËR XHUVANI,ALEKS BUDA, DHIMITËR

SHUTERIQI,ZIAUDIN KODRA,MAHIR DOMI.NONDA BULKA dhe  shkrimtarë,si: MITRUSH KUTELI,Dhimitër XHUVANI,FATMIR GJATA,SHEFQET MUSARAI,LLAZAR SILIQI,MUSTAFA  GREBLLESHI,NASHO JORGAQI,ISMAIL KADARE. DOKTORË si ZISA CIKULI e PANDELI ÇINA dhe mangësi e kujtesës sime,në nuk kam përfshirë tjetër. Por të bën përshtypje letër-këmbimi me të vëllan në fshat dhe,mbi të gjitha,një letër e STERJO  SPASSES për një koperarativist korçar që i bën letër STERJOS ku i kërkon ta ndihmojë për në shkollë të lartë se ka talent. DHe STERJO SPASSE,sado që nuk kish fuqi për ta ndihmuar, nuk e la pa ndihmuar.Aso kohe rronte në KORÇË Shkrimtari PETRAQ ZOTO që ishte kryetar i LIDHJES për KORÇËN. ZEMËRARTI  STERJO SPASSE gjeti”vëllan siamezë” tek PETRAQI dhe ç’u tha,u bë. S’ke se si mos prekesh nga një akt të tiillë aq njerëzor,në një kohë,kur të drejtat e studimit ishin të limituara.Ngrohtësinë  që ndjen,kur sheh një miqësi të tiilë,nuk ke se si mos e ndjesh veten mirë.Për t’i vënë një notë një miqësie të tiilë,po bie pranë jush,një mik konfident të  STERJOS,PROFESOR KOSTAQ CIPO.Nëse do ishte gjallë,do përplaste buzët tërë kënaqësi dhe do  thoshte:”Është palipabile:e prekshme si me dorë”.  Tej  kësaj thënie,trembem të them gjë tjetër.
                                                     *      *    *
Nuk pretendoj që të them që,sado që e dua,STERJO SPASSE është prozatori më i madh i gjuhës shqipe, por si familjar, si prind,si bir,si bashkëshort nuk gjendet një i dytë. Ngaqë ka qenë i tillë, ai,po  të ishte mundësia,duhej të klonohej. 12-vjet e la të shoqen në GLLOMBOÇ vetëm për të ndihmuar familjen në fshat. Më tej,i mori prindërit me vete në TIRANË dhe vetëm me rrogën e tiij përballoi një familje prej 7-vetash.Shtëpia e tij përdhese,aty tek rruga”HIM KOLLI” në TRANË,rrinte me dyerhapur,duke pritur tërë PRESPËN dhe gjithë  atë galeri me miq e shokë.Dhe në fund,tek shtroi para meje pyetjen:

-Si është e mundur që këto veti aq të mira i gjen tek STERJO SPASSE? Tak dhe më vjen në ndihmë  novelisti i madh,ANTON ÇEHOV që thotë:- Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur:edhe fytyrën;edhe shpirtin;edhe mendimet; edhe sjelljen,por edhe veshjen”. Një devizë që vetëm tek STERIO SPASSE mund ta gjeje.

                                                    *      *    *

   Po “pema tjetër?”. Është djali i STERJO SPASSES,ILINDENI. ILNDEN SPASSE,duke ndjekur gjurmat e të atit,arrriti gradën PROFESOR-DOKTOR dhe,veç saj,ëshë autor i dy përmbledhjeve me tregime; i dy romaneve;një studimi për ARSIMIN BUJQËSOR ; një libër me përkthime. Dhe për të treguar,se me të vërtetë aforizma”Bëmë baba,të të ngjajë” është aq e prekshme,sa nuk i gjendet shoku kund. Monografia “Im atë,STERJO” dhe “STERJO SPASSE;bibliografia(1924-2014),shto mbi to këtë LETËRKËMBIM me kaq vlerë,ILINDENI pothuaj se e ka ringjallur,baban e tij,po se po,por më tepër se kaq:shkrimtarin e madh,STERJO  SPASSE.Për ILINDENIN ia vlen të këndosh atë këngën e SHQIPËRISË SË MESME që thotë:”Të kisha pasë një djalë si MEMA/paç me i hy vezirit brena!.Aq ka bërë për baban që,po të fliste,do thoshte:”Uratën, o bir”! Nuk jam dhe aq larg të vërtetës,se po të nisesh nga fjalët e BORGES që thotë:”Unë PARJASËN e përfytyroj si bibliotekë”,atëherë,në PARAJSËN BIBLIOTEKË është dhe STERJO që bekon atë punë aq të mundimshme  dhe me vlerë të  të birit. Me këtë shkirim,dua ta falnderoj ILINDEN SPASSEN dhe t’I them:- Rrofsh dhe shërbefsh si model që duhesh ndjekur.

About Post Author