Përpjekjes jetë netët lëvrojmë me parmenda egoizmi,
mëngjeset zgjojmë me trok makthesh,
heshtjes së gjatë i përgjigjemi një ligësie,
ndërsa dora ime, mbetet përherë shtrirë
Mbjell ugarët e vlagët të vjeshtës me trëndafilë që veshin petalet e paqes,
larg irnimit të kësaj bote,
larg portave të errëta të Hadit…
