përpjetë u ngjita kalas!
Me pushime kësaj here
të gjezdis nëpër atdhe
Beratin se kisha parë
qyteti i vjetër muze.
Përpjetë u ngjita kalas
fortesës mbi shkëmb e gur
lavdi e Kombit të etur
për liri e për flamur.
Historia fletë me gojë
si ka hequr nëpër shekuj
plagë të rënda ka marrë
sfilitur po’ nuk ka vdekur.
Pash dy lagje ballë për ballë
i ndante në mes një lumë
bukuri si në përrallë
u mahnita edhe unë.
U largova duke parë
nga i bukuri berat
me ca vargje në ditar
me dëshirë të kthehem prapë
