Përqafova një cop qiell-Maksi Luçi


Putha si valëz një copë breg

Bashkë me dallgën na ngroh ky diell

Dhe një copë malli në gji më djeg…

E bëra lotin një stërkël të bardhë

Dhe brigjet i ktheva në faqe

E ktheva mallin në një dallgë

Dhe retë në qiell në manushaqe…

E dua këtë ditë është pranverë

Në qiell e breg shoh veç lule

Do e lë lotin e mallit mbi tokë të bjerë

Të çelin ugareve ca lulëkuqe…