Pajtim Çaushi
Ju në yje femrat tuaja pa ikona
me sajesa cipash sikur virgjërie…
Ne mimoza virgjëreshave tona
plot me aroma lulesh dashurie.
Në qafën tuaj gishta thonjëgjatë
e në krahë femra shok pas shoku…
Në qafën tonë gishta topolakë,
në krahë miket aroma borziloku.
Mëndesha si hyjneshat vajzat tona
që i thithëm e na thithën si bujana…
Tuajat sirena bukurie me jehona
që ndjesitë i lëshojnë si këmbana.
Ju vrimat ua mbyllni me miliona,
ato qeshin kur i quani të përdala…
Ne i ngritëm lartësive me balona,
ato qiejve plot klithma e stëkala.
Mos na i prekni miket e rinisë
me hithra djegëse dimër verë,
se përqasja do jetë e vështirë…
Syri i kohës le të ruaj dy ylberë.