PËRQASJET ME HIJE DYSHIMI


PËRQASJET ME HIJE DYSHIMI

(OH SA KEQ)

Përditë e më shumë po zihen ndërmjet vete, adhurues e lexues, letrarë, e studiues për gjëra që janë pasuri kombëtare dhe jo personale.

Prej ku vjen i gjthë ky cinizëm madje mosdurim i paparë tek njerëzit e letrave? Ore njerëz, shkenca është e gjithkujt, zbulimi mund të jetë i njërit ose disave që merren me të njëjtën problematikë. Pra përse të harxhojmë energji për ta denigruar njëri-tjetrin, përse?! Nëse dëshirojmë ta harxhojmë energjinë le ta harxhojmë atë për lashtësinë e gjuhës shqipe, e cila ka nevojë për të gjithë ne bashkërisht të punojmë për të dëshmuar vërtetësinë e lashtësisë së saj, përmes shkrimeve të vjetra nëpër mjetet apo objektet e kohës kur ka ndodhur gdhendja, gravimi apo bërja e shkrimit, duke dhënë kështu akëcili kontributin e vet modest por më se të nevojshëm për shkencën shqiptare, kuptohet gjithsecili në mënyrën e vet… me përgatitjen profesionale e studimore që ka arritur gjatë periudhës së hulumtimeve të tija…!

Kur të ballafaqohemi apo të bëjmë përqasje, ta bëjmë atë ashtu si i ka hije esnafit akademik. Përqasja s’guxon të jetë me hije dyshimi por kërkon të ketë fakte përcaktimi.

Çdonjëri studiues serioz që parashtron një teori ajo duhet marrë në konsideratë dhe duhet respektuar, pastaj duhet studiuar dhe analizuar…mirë e mirë që të kemi mundësinë e konfirmimit të saj apo kundërshtimit të saj por gjithmonë të bazuar në rregulla e fakte shkencore…dhe jo të udhëhequr nga emocionet tona për simpatinë ose josimpatinë e emrit që e ka bërë studimin. Gjuha shqipe është, para së gjithash, e shqiptarëve por edhe e të tjerëve që e duan, e respektojnë dhe kanë dëshirë ta studiojnë për t’u njohur me atë dhe me rrënjët e saja.

© Kasam ShAQIRVELA

About Post Author