Përse mendohesh ?Tomi Buzi


Poezia 3

Më pyet facebook !..

Përse mendohesh ?..

Mendohem për për një popull të lashtë, të mënçur,

për një popull që lindi hyjni,

për ata që patën mik Zotin,

dhe flisnin gjuhën e Tij !

Për popullin e tokës ‘hyjnore’,

shtrirë në 3 kontinente, me emrin:

ILIRI !

Për letrat, gërmat, fjalët, ku janë ‘testamentet’ e profetëve, dishepujt ku i kan varret ?..

Kush i fshiu gjurmët e Gentit në lavdin e madhe Pellazge,

hyjnorët që pushtuan tre kontinente

ku i lan gjurmët vallë ?..

Po letrat, mos vall i mori ‘era’, i fshehu në 7 dete ?..

Apo u futën thellë, në varrë !..

Ku janë heronjtë e kohërave antike..

ata që i mbollën botës

qytetërimin,

kush i shkroi emrat e tyre në li qëndisur,

apo mbetën thellë

errësirës ..

20 shekuj përtej historisë së ‘stisur’ ?..

Ku është testamenti që lanë mbretërit,

pasë..

Kostandini i madh, Justiniani i parë, Dickleani, Genti, Aurelio,

e të tjerë me emra perëndish,

që botës i thanë: Ne jemi Iliro-Pellazg !

Jemi rraca me gjak e kulturë

hyjnishë !

Nëse më pyet për pergamenën !?..

..E shkroi Kostandini si amanet për brezat,

Që kur vallen nisën fustanellat,

Justiniani pas tijë, qëndisi mbi gurë..

me shpatë hyjnish,

një flamurë,

‘pergamenë’ ishin fjalët që shkroi nën hënë..

” Iliria do të mbetet më e shënjta në planet,

me emrin nënë ” !

Por ku mbetën letrat e ‘musëndrave’ të tyre,

ku shkuan ‘krisobullat’, pergamenat, ‘fermanët’..

letrat që dokumentojnë ekzistencën e një shteti..

ku shkuan, ku janë vallë..?

apo fshehur mjegullnajave..

të kësaj bote me shejtanë !

Për ç’far tjetër mendon ?…

Për krisobullën e Heraklitit, shkruar në një gjuhë tjetër…

ajo që ende sotë mbahet si legjitim i dyndjeve barbare,

s’është i vetëm ky dokument

i kohës së vjetër ..

që i konfirmon botës gjuhën e ” re ”,

të çorbës sllave !..

Nuk mundë të heshtë dotë si ‘krimbat’ e historisë..

si ata që gjumin e bëjnë

mbi ‘dafinat’ e një krisobulle tjetër..,

si mundë të mos kemi një letër nga e dërguara e hyjnisë..

që theu mbi dete perandorin e Romës së vjetër..

Teuta e madhe, ajo që shkeli si profet

mbi skllavërinë,

duke rendur deteve si perëndi,

gdhëndur në direk shpatën e Agronit,

në bash syrin e tij..

veç tmerret që ju solli barbarve, do të mbushnin dhjetë dete ..

me histori !

Si ‘Budika’ e ishujve të Atlantikut..

që vendosi paqen mbi Britani,

sot kalëronë si mijëra vjet më parë..

shesheve,

mbi kalin e saj, të zi,

mbetur idhulli i Robin-hudëve, si një hyjni !

Përse…?

Kush vallë e rëmbeu historin e shkruar .. ku mbetën letrat e mbretërisë,

moj Teutë ?..

kush vallë i mbuloj gjurmët e tua, e shkroi mbi emrin tënd: ‘pirate’..!?

Ku është testamenti i Agronit,

që mbajte në gji,

duke rendur deteve, si një magjistare shpate,

me hajmali ?..

Po vazhdon të më pyesësh ende ?..

Do të përgjigjem ngadal..

Vazhdon !