PËRSE TË RINJTË LARGOHEN NGA VENDI?!
Një ndodhi e vërtetë
Nga Tasim Marku
Një djali i një mikut tim kishte mbaruar Juridikun dhe tre mastra (Të Drejtën Penale, Të Drejtën Administrative, dhe Shkencat Politike)
Punonte si përfaqësues juridik i një kompanie me peshë në Shqipëri Kishte mbrojtur tre gjuhë të huaja, ku të tria i kishte vënë në punën e përditshme.
Ai zotëronte anglisht, gjermanisht dhe gjuhën kineze)
Unë një ditë i thash: “Administata, pavarësisht, se pagat janë të ulta kanë nevojë për begraundin tënd” Ja mbusha mendjen që të aplikonte në një nga bashkitë më të mdhaja ! Kërkesa u aprovua dhe u emërua.
Kur vajti të fillonte si jurist i thjeshtë tek IKMT e bashkisë, drejtori që unë e njihja e priti. Unë shkova për ta shoqëruar se nuk dinte vendin.-Fjala e parë që tha drejtori:A e ke qejf punën!
Djai i tha: Nuk kuptova!-
Duhet të jeshë i shkathët për të manovruar!- i tha drejtori.
-More drejtor,- ju drejtova unë.-Çfarë ke mbaruar?( unë e dija, por kot)
– S’ka ç’të duhet !- u përgjigj drejtori.
– Unë e dija që drejtori ishte vetëm me barcelor!
– Djali që donte punë i tha:
Unë njoh vetëm ligjet dhe i zbatoj ato me përpikmëri. Desha të jap kontribut dhe të vë dijet e mija në shërbim po në një institucion, ku drejtori është 200 m nën nivelin e detit nuk mundem!
Kaq tha dhe iku!
Mua më tha:”Unë rrugën e kam të hapur, por qënka kot!”
Ske çfarë jep, se din kush se çfarë jep!
Të diturit largohen, se vlerësimin e tyre e bëjnë injorantët!
Ja ky është shkaku kryesor, që truri i kombit emigron!