Përse !?


Drita Haxhillari

Përse !?

Pse u katandis kjo dynja,
a mund të ma thuash o vëlla !?
Pse trazuan hi në votër,
a mund t’ma thuash o motër !?

Pse ego,zili,sulme,ç’do ditë,
a mund të ma thuash o mik !?
Pse her Diell,e herë të tërbuar,
a mund t’ma thuash,i/e nderuar !?

Pse o pse,dua të vë pikat mbi “i”
pse o pse,gjithë kjo padrejtësi,
pse o pse,rehat shpirti s’më lë,
pse o pse,gjumi s’po më zë !??

Kthehu,ringjallu,i madhi Migjen,
kthehu,si ty,një të dytë nuk gjen,
kthehu të rrëzojm’ zilin’ sa një mal,
të shkulim në rrënjë,k’të skandal !

Ah të kisha një grusht të fortë,
të qëlloja,k’të dynja,lëmsh e çorbë,
çorbë ore çorbë derri,pa pik shije,
s’më zë gjum’ rebeloj,dynja ligësie.

® Drita Haxhillari
Autorësia mbrohet me ligj.
Dt.11.09.2022 

About Post Author