Përsiatje vetjake


Teuta Shaqiraj

Persiatje vetjake.. Poezi “fast food .

Kam vënë re dy “guzhina” poetike.

a) Fast food ku prodhohen poezi të shpejta, cilësia e përbërëseve le për të dëshiruar në të gjithë procesin.

Njërzit e përtypin me nxitim e pëlqejnë, vrapojnë të gjithë ah, sa e shijshme, një like të lutem kërkon “gushinjeri ‘ një like kërkon edhe paninja kushedi me çfarë përmbajtje është mbushur..

Oh sa mirë hahet në” fast foodin poetik “……

b) Guzhina e vërtetë laboratorike poetike ku vargu është pjekur kaq mirë sa ndihen aromat e vargjeve të pranverës e percepton ngjyrat e mallin e vjeshtës dhe ndjen ngrohtësinë e vargut të dashuruar me verën e…. e sheh thëngjijtë gjysmë të fikur mbuluar me hirin e dimrit tënd..

Fatkeqësisht të pakët janë ata që e frekuentojnë këtë “guzhine”

Sepse aty shkohet pa nxitim jo si në fast food.

Duhet të jesh mbushur plot shpirtërisht me kuriozitetin për të zbuluar e reflektuar….

Nje mbrëmje të bukur poetë e poetesha!

About Post Author