Personazhet e Show Bizit që na surprizuan këtë 8 Mars


Bukuroshet e Show Bizit kanë surprizuar ndjekësit e tyre me një super lajm këtë 8 Mars. Para pak orësh Dojna Mema zbukuroi Instagramin me videon emocionuese ku ndan lajmin e gëzueshëm. “Fjalët smë mungojnë kurrë por që të përshkruaj atë që ndjej tani do të më duhej ti krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh me rrahjet e zemrës sate”- është shprehur moderatorja.

Kristina Baki gjithashtu ka shpërndarë lajmin se është në pritje të ëmbël në këtë ditë të vecantë. Femrat janë të bekuara me një superfuqi si kjo, vazhdimësia e jetës ju është besuar atyre dhe kur më mirë sesa në Ditën Ndërkombëtare të Gruas lajme të tilla na heqin sadopak zymtësinë e situatës së paqëndrueshme globale.

Nga Hortenca Alimucaj

About Post Author