Përtej buzëqeshjes-Remzie Raci Rexhbogaj


Remzie Raci Rexhbogaj

Ti ishe buzëqeshja e jetës sime

Që më është shendrruar

në pikëllim

Për Ty o Engjëlli im

Ti Erna ishe çelësi i lumturisë tonë

Ne në asnjë çast nuk të harrojmë

Por lumturia na është bër dhembje

që kurrë s`do të këtë shërim

Për Ty o Engjëlli im

Ti si rrezet e diellit për ne ke ndriçu

Rrezet në errësirë në lot na janë shndrru

Lotë që asnjëherë s`paskan pushim

Për Ty o Engjëlli im

Ti ishe plot hare

Ishe porsi flutur krahelehtë

Sa shumë e doje këtë pis jetë

Hareja e jote në është kthyer

në trishtim

Për Ty o Engjëlli im

Ti ishe krenarija jonë e shumë vlefshme