Përtej dritares,shikimin çlodha një çast,
Para meje një portret njeriu u shfaq,
Mbi gjethen e një peme, ulur ishte ai,
Papritur mëndja më shkoi vetëm tek ti.
Syve të mij, aspak s’po i besoja,
Heshtja e vjeshtës, mbulonte gjithçka,
Përtej dritares, kujtesa ime u zgjua,
Njëherësh tek ty më shkoi mëndja.
Mendueshëm me vete thashë një fjalë,
Çdo vjeshtë që vjen është e veçantë,
Ngjyrat e saj seç kanë një magji,
Atë e ndjej unë, atë e ndjen dhe ti.
27 Tetor 2023.
