Përtej saj-Robert Mavro


Robert Mavro

Ke kaq kohë që më ke ikur

Më le si pema pa rrënjë

O yll i largët dhe i pafikur

trego veç një shenjë!

Përveç mallit që më mbeti

Thuuj çtjetër ke lënë

Jam i rrëzuar i shkreti

Si meteor i rënë!

Sa të gjatë lëshon hije

Të nur dhe plor madhshti

Vallë kur një yll po bie

A thua je ti!?

E ndoshta një ditë je kthyer

Nga jeta e vërtetë

Atëherë s’do të jem zhgënjyer

Që dhe përtej saj ka jetë!