PESHA E FJALËS
(Fjala si ligj)
Fjala,
të barartë peshën
edhe kur peshohet
tek e njëjta peshore,
e dalë nga goja ime
e dalë nga”im vëlla”.
Secili nga ne
beson peshoren e tij
dhe e njëjta fjalë
nga imja gojë dalë
e dalë nga “im vëlla.”
nuk peshon njëlloj.
Zihemi, grindemi
“Fjala ime
rëndon më shumë.”
Në s’u kuptuam
ushtron dhe dhunë.
se ka fuqi
dhe s’njeh njerëzi.
Se është i fortë,
se ka pasuri
për të tijnë interes
të shtrydh,
të mbyt
të vdes,
gjak e nder i shet.
Normë e traditë
nuk respekton
ligjin e shkel,
brutalisht i thotë:”lk!”
Pa siguruar “një peshore”
fjalën, drejt ta peshojë,
më kot lodhemi,
më kot ndërtojmë.
