PESHË E LODIT.
Njat lodin tand q’i peshon mbi temin shpirt e rrëshket faqeve i pa’za ,
si hijet e nji natet t’errtë ku kndon veç qyqja e enden shpirtnat e ligj e t’mirë,
unë pres e respektoj tanden heshtje po mos m’nxan rrugën ma,
nuk jam ( robinë ), jotja e as Grue q’i lidhem me zinxhirë.
As, fjalë e thanun ,fjalët i merr era e i tret ,shpërndan andej – tej ,
tesh kujtimet t’zverdhna si andrrat e vdekna t’nji kohet t’ikun i kam zhdeshë,
nuk kam ma zemër ,as shpirt ,as durim nuk kam ma,
jam Padrone e jetës teme ,jam Grue q’i ecun kah edhe vetëm e jetës teme jam : Princesh.
Eh, ta dish ti sa kam pa ,kam kalue mure t’nalta sa krej dhima,
e ja di peshën lodit , sa e kam peshë mbi shpirt,
lodin tand mos m’pesho ,unë sjam Zoti,
jam mëkatare si ti me nji Engjëll mbrenda mejet q’i m’ban dritë.
Unë tesh ikun kam ,kohëë…jam lerg,
si aja ( Vena ) e fortë me vite edhe unë kështu jam ba për ma mirë,
po s’jam Zoti , me mbajtë peshën e lodit tand ,
jam thjesht Grue ,nji Grue q’i s’lidhet me zinxhirë.
Lodin tesh ta njoh edhe andrrat ,jetue i kam …
faqeve m’ranë si dhimë e m’goditën thellë si hesht,
zemrën gadi m’vranë e shpirtin ma helmuen,
andrrat ?! andrrat jan për shpirtnat e dobët e tesh unë i kam hedhun tej ,i kam tret.
Sod?! Kam nji realitet ,mure,dhimë ,po dhe lulishte me lule,
se jeta asht kjo, jeta kanjiher asht mizore e e shkurt,
për kët jetoj jo ma nëpër andrra natet ,andrrat e vërteta,
( realitetin tem ,se jam unë Padrone e jetës teme pa u tutë ) !.
Autore:
Donike Rrethej .
