Peshkimi është jetë…Nexhbedin Basha


PESHKIMI ËSHTË JETË…

“Peshkimi është si uji i burimit – sa më shumë të pish, aq më shumë ke etje” (Schopenhauer)

Peshkatari grepin hedh,

Si karem gjahun me kap,

Kur filispani lëviz n’det,

Bie preh në kurthin gjahtar.

Hedhin grepin edhe rrjetën,

Peshkun e egër me kap në det,

Si të ish një “peshk i artë”,

Peshkatari ndjehet mbret.

Deti dhe valët vallëzojnë,

Si një simfoni vjen muzika,

Plazhistët presin gjahun n’breg,

Trazojnë gjumin si në libra.

Tek vjen varka në breg deti,

Ajo duket si një perëndeshë,

Në sy të peshkatarit lot gëzimi,

Gjuetia i ka ec…

Kur është agim edhe muzg,

Peshku bie më shpejt në grep,

Kur deti është i qetë,

Gjuetia ju ka ngec…

Ka uri dhe peshku i gjorë ,

Agimeve e muzgjeve kapet më lehtë,

Si shahu e futbolli është sport,

Se peshkimi është jetë…