PESHQESH QË S’HARROHET


PESHQESH QË S’HARROHET

Kasam Shaqirvela

(Mbahem për uni)

Nuk më then jo në un,… ndonëse më vret e më pret tufani monsun, që më përlanë në të katër anët e horizontit, mblidhem e lidhem për uni, dhimbjen nl palcë e ndjej por s’më lëshon gjuni, i shtrëngojë dhëmbët për të më mbajtur këmbët se nuk dua poshtë me ra, veçse një tufan që më paska përla.!?

Nja dy a tri ditë trupi më ka dhimbje dhe pastaj fillon e qetësohet…dhe dikur harohet..

Por, kur dëgjoj fjalë apo lexoj shkrime,që në brendi mbanë halë dhe më therin në mendime… jo, nuk kam sesi të mbrohem, kahdo që të rrotullohem, ata me të keqen që me vete e bartin, më kanë hyrë brenda në mide, o zot, sa shpirtin nuk ma çartin..!

S’kam se si të mblidhem gogël e si t’i shtrëngojë dhëmbët për ta mbledhur fuqinë sepse ata, nga brenda, më shpojnë në brinjë..dhe fryma më ndalet..por jo nga hallet.

Edhe po ta mbyllë qepenin e veshit, edhe po t’i lëshojë kapakët e syve në puthje qerpikësh, nuk e nxjerr dot përjashta helmin e gjarprit,

këtë dhuratë armiqësh.?!

Peshqesh që s’harohet..!

@ K.Sh.

About Post Author