Petku i bardhë rrugët mbuloi!!Edna Kapurani


Edna Kapurani

Petku i bardhë rrugët mbuloi..

ca hapa nxitimthi harruar aty..

bajamja gjethet mbi tokë lëshoi..

fshehen gjurmët që le ti!!

Një letër lënë mbi tavolinë..

një trëndafil vyshkur në krah..

ca fjalë shkruar plot gabime..

për një zemër që shërim nuk ka!!

Nuk e morre as guximin..

drejtë në sy të më shikoje..

s’më pëlqejnë frikacakët..

të jem si ti, këtë harroje!!

Filloi prapë një erë e ftohtë..

gjethet ngriti peshë në qiell..

gjurmët u shfaqën përmbi tokë..

me gjak të nxehtë, ngado lyer!!!