Petraq J. PALI
Misteri.
E pregatitën te vdekurën 17 vjecare me robat e bardha më të bukura të nusërisë, dhe e shtrinë në shtratin “nusëror”për ta përcjellë në jetën e amshuar.
I kishin berë një tualet elegant, i kishin skuqur pak buzët e faqet, i kishin nxirë hollë me një laps të lehtë vetullat e bukura dhe qerpikët, flokët e verdha pak si kacurala ja kishin lëshuar sa pak mbi balle e mbi të cipa dhe vellua nusërore.
Me pak fjalë e kishin stolisur për “nuse”me veshje me bizhuteri,vëthë,unaza si edhe varësen e shtrënjë me gurin e madh blu diamant në zinxhir floriri në gushën e saj bardhëlloshe si të pëllumbit në mënyrë perfekte.Sytë e blujtë të saj nuk dukeshin nga qepallat e mbyllura me qerpiket e mëdhenj, fytyra i ngjante si e një shënjtoreje prej porcelani të bardhë deborë !
Thua se ishte vetë perëndesha e bukurisë që po flinte.
Kishte qënë mjaft e bukur dhe me një trup të stolisur si prej sportisteje si e tillë grimeret (nuse, që stolisin nuset) në kësi rastesh nuk e teperuan t’i bënin një tualet të rëndë,mbasi ajo, dukej krejt si një ëngjëll e gjallë,dhe për fat të keq të saj sepse ishte një adoleshente që vdiq duke marë me vete një mister të madh, tualeti i tepërt mund edhe të dëmtonte imazhin që kishin njerëzit në gjallesë të saj,se edhe e vdekur ajo dukej si Yll!
Kishte tre ditë që kishte ndëruar jetë, dhe kur e sollën nga morgu i spitalit të qytetit në shtëpi mbas ekspertizmave të gjata e të shumëllojshme të asaja vdekjeje të llahtarëshme, u bë një zallamahi dhe katrahurë e paparë sa u trondit edhe foshnja në bark të nënës. Njerëzit ulurinin të gjithë si të çmëndur.
Asnjë nuk donte ta besonte se ajo, kishte vdekur !
Ndërsa e ëma po ç’qyhej duke uluritur e bërtitur pa e përmbajtur dot veten mbi shtratin mortor të së bijës sa nuk mund ta mbanin dot tre gra, i ati thithte cigaren rrëndë dhe i helmuar totalisht pa bërë as një lloj muhabeti me të afërmit e tij që e kishin rethuar të helmuarin në atë dhomë të mjergullt plot me tym duahni .
Hamëndësimet dhe iluzionet apo mendimet dhe versionet e vdekjes së saj ishin nga më të ndryshmet. Saktësisht anjë nuk dinte të paktën deri në ato çaste se c’farë e detyroi këtë voglushe të merte dhe të kryente një veprim të tillë kapital sa të helmonte veten.
Deri në ato momente askush nuk mund ta mendonte nje gjë të tillë.
Ajo vajzë,ishte shëmbëlltyra e së mirës nga çfardo pikpamje, nga bukuria, nga sjellja, nga inteligjenca nga komunikimi me njerëzit, nga pastërtia. Ajo, vetëm shkëlqente si në mësime e kudo, kishte një familje dhe prindër të mrekullueshëm..të gjitha shkollat dhe gjimnazi i qytetit u tronditën ishte me të vërtetë një vdekje me llahtarë.
Ishte vjeshtë, kishte ditë që shirat kishin pushuar, një erë e lehtë por e bezdisshme që vazhdoi me ditë të tëra kishte prishur humorin e njerëzve, gjethet, fluturonin nga pemët aty këtu dhe i tërë qyteti ishte mbushur me to,aqë sa kur lëvizje në bulevard, ato gjethe si të çmendura nga era të vinin përsipër në fytyrë e kudo duke krijuar një vorbull nëpër trup.
Lajmi i kobshëm u hap si rufe në gjithë qytetin, mbasi e ëma dhe i ati i vajzës ishin persona publikë, e ema ishte aktore e theatrit të qytetit dhe i ati doktor i zemrës në spitalin e qytetit.
Ju bë një varim i madh,i pa parë, tepër i dhimbshëm, njerzia po thuaj u helmua deri në kockë,i madh e i vogël e qau me lot.
Doktorit, i vajtën për ngushullim po thuaj nga të gjitha shtresat e shoqërisë, por arsyen e vdekjes së vajzës nuk e zinte në gojë njeri pse dhe qysh ndodhi dhe nuk mund ta shpegonin dot, gjithsesi çdo kujt i rëndonte në shpirt kureshtja apo dëshira për të mësuar dicka.
Erdhën edhe mjekë të specializuar kriminalistë, nga Tirana në autopsinë e saj e cila zgjati po thuaj tre ditë. Në proces verbalin përfundimtar ata përpiluan raportin mjeko-ligjor se vajza kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme “koçifosi” dhe si rezultat i saj kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.
Për çudi të gjithë antarët e komisionit u llahtarisën akoma më shumë kur konstatuan edhe shtatëzënësinë e saj.
Gjithsesi, në raport u shkrua dhe u përpilua gjithçka.
Hetuesat dhe doktori i Min. Brëndshme, porositën dhe urdhëruan antarët e tjerë të komisionit që të ruhej sekret vetëm shtëzanësia,të heshtej dhe të mos bëhej asnjë koment mbasi çdo kush do të kishte pasoja ligjore deri sa hetuesia dhe prokuroria të gjenin shkaktarin dhe të zbulonin atë mister !
2- Kaluan vitëra të tëra ndoshta katër a pesë mbas vdekjes së bijës, dhe doktor Simoni e kishte humbur gallërinë e tij,gjithmonë e në çdo kohë e mundonte hidhërimi i vdekjes së Donikës të cilën e donte si sytë e ballit se ajo ishte gëzimi i jetës dhe nuk mund të gjente dot arsyen dhe psenë e krimit ?
Gjthmonë bluante me vete enigmën se ç’farë e detyroi vajzën të bënte ate veprim dhe pse?
Ishte përpjekur dhe kishte komunikuar e konsultuar me hetuesa dhe me prokurorë, me specialista të kriminalistikës, me gjithë farë shoqe apo shokë të vajzës në tetëvjeçare dhe në gjimnaz dhe të gjithë ngrinin supet,reth problemit të saj,ishte me të vërtetë një mister i madh .!
Kishte ulur kokën dhe nuk donte ta besonte se e kishte humbur për jetë Donikën e tij. Shkonte e vinte nga klinika si një robot, e shoqja përfundimisht mbas vdekjes së vajzës e kishte lënë theatrin dhe rolet në të, jetonte për inerci, ajo, ishte një aktore me emër dhe e mirëfilltë dhe të gjithëve u vinte keq për fundin e karjerës saj.
Doktori,asnjëherë kurrë nuk pati kurajo gjat këtyre vjetëve të pyeste ndonjë nga kolegët e tij që morën pjesë në autopsinë e saj, e ndiente që diçka të keqe do t’i thonin.
Qyteti si zakonisht në kësi rastesh vazhdonte të bënte komente të ndryshme sa herë që shikonin doktorin i cili ishte mbyllur në vet-vete mbi biçikletë që shkonte në punë….i hidhëruar dhe i helmuar,njerëzit pëshpërisnin me njëri tjatrin simbas oreksit….njëri thoshte gjynah i shkreti e pagoi ngeli pa fëmijë….tjatri …i vajti vajza për dhjamë qëni…as doktori vetë nuk e dinte që ajo ishte shtatzanë…thoshte tjatri, me pak fjlaë muhabete këto që herë mbas here i binin në vesh të shoqes,nga shoqet e saj…natyrisht ajo rezervohej t’i thoshte doktorit të gjitha sa dëgjonte mbasi e dinte se e mërziste por ngandonjëherë nga zëmërimi i thoshte….ja se ç’flasin mileti….ne na dhëmb xhani e të tjerët bëjnë komente,eh ç’na bëri ajo vajzë a mos e tretë as dheu….!
Doktori, hiqte më çibuk të cilin nuk e ndau asnjëherë mbas vdekjes së Donikës dhe gjithmonë kudo që ishte e bluante mendimi dhe enigma e shuarjes së bijës së vetme të tij…….pse e bëri pse e humbi jetën…e shkreta vajzë, qante nga hera me lot kudo dhe në çfardo ambjenti të ishte!
Hidhërimi i kishte shpuar edhe kockat !
E shikonte i shkreti që po sëmurej, vente e vinte në Tiranë gjthmonë me shërbim, por një herë vendosi dhe i kërkoi ndihmë mikut të ngushtë të tij me të cilin kishin mbaruar fakulitetin dhe sot ishte ministër shëndetësie…!
Të dalë ku të dalë thoshte doktori i shkretë, do ti kërkoj ndihmë se po vuaj…dua të di të vertetën e cila më mundon.
Shkoi mori takim me të dhe i tha me plot gojën…më dhëmb shpirti dhe nuk e ndiej veten kurrë të qete, besomë,më ndihmoni Ju lutem të mësoj të vërtetën e Proçes- Verbalit te autopsisë së sime bije, për të cilën edhe miqtë e mi më të ngushtë nuk më kanë thënë të vërtetën…dua të di dhe të bindem….a ishte shtatëzanë ime bijë në kohën që ndodhi krimi apo jo ?
Po qe se po, do të më lërohet sadopak dhimbja, mbasi do mësoj të vërtetën….ne nuk dinim kurrëgjë asnjherë kurrë që ajo të kishte një lidhje dashurie me dikë. Kjo na trondit po qe se është e vërtetë.
Ju a a kam kërkuar shokëve mjekë që morën pjesë në atë akt ekspertizmi, policisë, hetuesisë vetë kryetarit te rendit….po ata më kanë kthyer të njëjtën përgjigje…se vajza nuk ishte shtazanë…bile me kanë afruar edhe një akt ekspertizëm ku mungonin dy firma…(për të cilën dyshova më tepër) ku thuhej se vajza kishte pasë qënë parthenë…..!
Dr Simoni,qante me lot para mikut dhe shokut të tij, i cili ndonse u bë edhe ministër e respektonte shokun dhe mikun e ngushtë si më parë kur kishin qënë studentë,e aqë më tepër se dr Simoni, ishte doktor me emër të madh në shkallë Republike si një mjek dhe kirurg shumë i zoti, por edhe nga z Luciana, e shoqja e tij, që kishte lozur dhjetra e dhjetra role në teatër dhe në filma si një aktore e madhe.
E kshilloi Mnistri, duke e quajtur pa bereqet çështjen, se fundi i fundit s’kishin se ç’farë fitonin veç se dëmtonin imazhin e vajzës…dhe personaliteti i tij do rënohej në publik edhe më.
Dha e mori Minisri ta qetësonte, por ishte e pa mundur…së fundi i tha se do të konsultohej me Ministrin e Brëndshëm dhe do t’i kthente sa më shpejt të ishte e mundur përgjigje.
U përshëndet me të dhe u kthye në qytetin e tij, me shpresë se do të mësonte të vërtetën.
Nuk u konsultua as hiç fare me Luçianën dhe as i tha reth takimit me ministrin për atë problem.
Kaloi gati një javë kur vetë ministri e mori në telefon nëpërmjet drejtorit të spitalit dhe e porositi me rastin më të parë të ishte ne Tiranë.
3 Këmbënguli dr Simoni tek drejtori, që të ikte me ambulancën e spitalit si zakonisht me shofer Izetin, me të cilin kishte jo vetëm miqësi por edhe respekt mbasi kishin shumë vjet që punonin bashkë dhe si i tillë për çdo rast e kishte si shofer familjar.
Shofer Izeti, qysh mbas vdekjes së Donikës, qëndronte I larguar sadopak,nuk i pëlqente as një herë të udhëtonte me dr Simonin dhe gjithmonë i bënte bisht edhe qëndrimit afër me të duke e justifikuar tek të tjerët dhe tek drejtori vetë se nga afrimiteti që kishte i “dhimbte” shpirti kur e shikonte ashtu të helmuar dhe në atë gjëndje.
Nuk më bëhet të udhëtoj, më dridhen duart kur kam përpara atë, u thoshte shokëve dhe mjekëve të tjerë më vjen gjynah…kështu kaluan vitet…dhe Izeti shkonte rrallë me dr Simonin, për të mos thënë hiç fare, gjë që doktori e vuante në shpirt.,bile kërkesa dhe këmbëngulja e doktorit e tronditi Izetin,deri sa ariti e i tha drejtorit të spitalit …unë nuk e kam makinën në gjëndje të mirë teknike sot…dërgoni një tjatër…!
Doktor Simoni, i njerëzishëm e i mirësjellur i tha Izet, hajde me mua, me ty ndjehem i qetë sinqerisht….!
Falminderit doktor, unë vij po nuk e di, kur ju shikoj juve kaqë të helmuar shpirtërisht ndihej diçka që më shpon në gjoks, mbasi ne kemi mqësi dhe ju më keni ndihmuar dhe respektuar….po mor djalë prandaj edhe une dua me ju, gjithsesi do iki me Zanin, pa problem….!
Hoqi kapardinën me çantën në krah zuri vëndin e parë në ambulancë të Zanit dhe u nisën duke shoqëruar edhe dy të sëmurë për në spitalin ushtarak.
Dr Simoni, sa u nis makina hapi pak dritaren dhe donte tu kërkonte leje shoferit dhe të sëmurëve ndoshta kundër dëshirës së tij, të ndeste çibukun, që se ndante as një herë…por menjeherë aty për aty u bë pishman…dhe e anulloi kërkesën që kishte në mëndje,Zani sikur ta kuptonte dëshirën e tij i thotë: “doktor Simoni…ndize s’ka asgjë të keqe…tymi nuk shkon mbrapa….Jo ! Faleminderit s’ka gjë u përgjigj doktori dhe mbylli përsëri dritaren gjysëm të hapur….prej aty deri ne Tiranë ai, nuk foli asnjë fjalë….rruga zgjati tre orë.
Çuan të sëmurët në spital dhe morën rugën për në ministri….!
U takua me ministrin,shokun e tij dhe të dy së bashku pas gjysëm ore me makinën e ministrisë,mbasi porositën edhe Zanin që t’i priste aty, u nisën për tek Ministri i Brëndshëm i cili i priti me shumë kulturë dhe mirësjellje.
Gëzohem që ju shikoj dr Simoni i tha ministri, më vjen keq për ç’ju ka ndodhur, pranoni ngushullimet e mija dhe të familjes sime.
Faleminderit i tha me sytë plot me lot doktori.
Ju faleminderit !
Keni këmbëngulur të mësoni të vërtetën e akt-ekspertizmës së vajzës suaj e cila vajti tani gati gjashtë vjet e vdekur, sinqersisht më vjen mjaft keq me këmbënguljen tuaj, e cila më tepër ju shton hidhërimin ose më keq lëndon mbi koren e plagës së pa mbyllur.Jam prind vetë dhe si i tillë nuk dua t’ju lëndoj më. Hyqmeti, miku jot edhe kolegu e miku im, ma kerkoi me domosdo këtë nder dhe unë do ta kryej natyrisht me keqardhje mbasi nuk dua të të rëndoj edhe më, siç u thashë edhe më parë
Ma spego i dashur pse këmbëngulni….?
I nderuar ministër Ju përgjigj qetë qetë dr Simoni, e para që më lehtëson një plagë të madhe që kam në shpirt por edhe tjatra më ndihmon që të shresojmë dhe të zgjidhim enigmën pse vajza ime bëri atë krim dhe në atë moshë nga ç’farë u detyrua…kush e detyroi ç’i ka ndodhur dhe pse i ndodhi…, gjë që ende nuk është thënë e as është bërë gjë….pyetja është: pse helmoi \ime bijë veten ç’farë e detyroi xhanëm ?
As një shoqe, asnjë shok ,asnjë mesues apo mik, asnjë nga farefisi jonë që u mor në pyetje nga hetuesia nuk tha ndonjë gjë konkrete…..as mund të dinin as një lloj prove….ndërsa mua më shkojnë shumë gjëra në mëndje të cilat më mundojnë dhe ma kanë prishur gjumin në këto vite !
I dashur ministër, a ishte vajza ime shtatzanë në kohën që helmoi e vrau veten…apo jo ? Ju lutem ma thoni pa asnjë rezervë.
Le ta mar turpin unë …unë dua të di dhe dua e kerkoj nga Ju, të shikoj atë akt- ekspertizëm për të cilën me sa kuptoj miqtë dhe kolegët e mi nuk më kanë thënë të vrtetën.
Kaqë tha dr Simoni dhe filloi të derdhte lotët rrëke dhe të pa kontrolluar…mori leje në kofidencë duke përfituar nga prezenca e mikut të tij në qoftë se lejohej të ndeste çibukun. Po !… i tha ministri…kalojmë në paradhomë….apo më mirë zbresim poshtë dhe pimë një kafe, është e nevojshme për momentin.
Zbritën poshtë, pinë kafen të tre, nuk nxorën asnjë fjalë dhe u ngjitën sërish në zyrë.
Urdhëro….proçes çverbalin….Po ! Me keqardhje po ju them se Jot bijë ka qënë shtatëzanë gati nëndë javëshe….ajo ka vdekur me gjithë fëmijën.
Ja, lexoni Akt -Ekspertizmën me të gjitha firmat, bile firma edhe nga miqtë tuaj më të ngushtë dhe nga specialistët ekspertistë të ministrisë që morën pjesë në atë komision.
Për opinion dhe për njerzillëk, dhe për nderin tuaj, hetuesia pranoi natyrisht me miratim që nga lart dhe parapëlqeu ta mbyllte çështjen ashtu….që vajza ka qënë e “virgjër”duke mos krijuar iluzione e thashetheme.
Falemindertit shoku ministër, Ju, faleminderit, por do desha që mbasi të qetësohem disa ditë të jap mendimin tim për këtë çështje që më mundon. Mendim ky që të hetojë hamëndësimet e mia sa të jetë e mundur me plot drejtësi….!
Ndoshta, edhe mund të gaboj, por ndoshta mund të kem edhe të drejtë.
Epilogu:
Doktor Simoni mori lejen e zakonshme dhe mbas gjashtë vjetësh nga vdekja e të bijës shkoi në kamp dimëror në Llogora për tu qetësuar së bashku me të shoqen e cila e kundërshtoi me të madhe këtë veprim dhe e quajti një budallallëk dhe injorancë kush ta dëgjonte.
Turp ! Ne të helmuar të shkojmë me pushime…kush ta dëgjojë do të na injorojë thoshte Luçiana .
Lucianës, mbas disa ditësh i jep lajmin e kobshëm se Donika kur helmoi veten kishte pasë qënë shtatëzanë…Luçiana u trondit kaqë shumë….sa ju deshën ditë të merte veten.
Ai, ja tha të gjithë historinë dhe takimin me ministrin !
U mundua e shkreta nënë….të ringjallte kujtimet e miqësisë së bijës me ndonjë shok a mik…që mund të kishte kryer atë akt, por ishte e pa mundur….të gjënte dhe të mendonte një të tillë ! Donika, fundi i fundit llogjikisht në ç’fardo situate do t’i tregonte dhe duhej t’i tregonte diçka së paku të ëmës !
Doktori,duke thithur çibukun i hidhëruar akoma më shumë shkroi një letër Ministrit të Brëndshëm reth dy faqesh, shkurt dhe prerë mbi dyshimet dhe hamëndësimet e tij……lidhi datat e shtatzanësisë së të bijës….dhe nxori si konkluzion se atë akt mund ta ketë bërë shofer Izeti, që në atë kohë ishte 22 vjeç djalë dhe i pa martuar i porsa kthyer nga ushtria, kur ata e kishin nisur të bijën në një rast kofidencial,vetëm me të, për të parë gjyshen në spital me ambulancë në Tiranë e të ktheshin, nuk di si ishin ndodhur bosh…por ja që e kishin dërguar !
Letra, menjëherë i kaloi hetuesisë….dhe shofer Izeti, nën një dhunë dhe presionin të pa parë…i detyruar i kërcënuar por edhe i trëmbur duke u argumentuar aktualisht hetuesve gjithë historinë dhe ngjarjen tregoi se e kishte mashtruar dhe më pas e kishte dhunuar forcërisht Donikën, e cila nuk ishte mbrojtur dot.
Tregoi mënyrën vëndin fjalët që kishte shkëmbyer me të….!
Forcërisht e kishte dhunuar po atë ditë dy tre herë tek shtëpia e dajos së tij tek pallatet e Shallvares…!
U kërcënua edhe djali dajos së Izet Koçiut, që kishte ndihmuar herë pas here Izetin, duke i dhënë çelsin e shtëpisë….Izeti ishte manjak seksual dhe i shtrënguar nga hetuesia e tmerëshme që ju bë…tregoi edhe episode të tjera të dhunimit me dhunë të disa grave, infermiereve, nuseve a vajzave të tjera…të cilat nuk kishin bërë zë nga frika se ndaheshin nga burrat…..makina e tij nuk kishte gojë të fliste ato i tha Izeti përmendesh dhe i detyruar !
Ai, shofer Izeti megjithëse ishte i martuar dhe me dy fëmijë…u detyrua të merte pa një pa dy fajësinë si bashkëautor i krimit…!
Donika, sipas thënieve të tij ishte konsultuar me të mbasi kuptoi që ngeli shtatëzanë po ai, s’ja vari as e besoi se ç’ka i tha Donika…mirpo ai, nga miqësia që kishte me doktorin nuk donte të tregonte pabesinë që kishte bërë dhe as e mori me mënd se çdo të bënte vajza me pas !
Ajo,dyke gjykuar pa përgjegjësi dhe pa menduar se Izeti edhe mund të kthehesh u nxitua dhe…beri aktin ! Helmoi veten !
Parashikimet e dr. Simonit u vërtetuan.
E drejta vonon por një ditë del…!
Po pyetët për Izetin atë e mori lumi…u nda nga fëmijët duke bërë edhe shumë vite burg….si pjesëmarës në krim dhe që nuk tregoi të vërtetën.
