Petraq J.Pali:“Fshesa”


Ndoshta nuk do t’ju duket si “Barsolete apo Gallatë”por ngjarja eshte e vertetë dhe personazhet janë të gjallë .

Këtu në ketë zonë ku jetojme ne në Shtetin Virxhina te SHBAve ka shumë hotele luksozë si kudo në Amerikë.

Në njërin nga këto hotele me emër të madh “Hilton”punon dhe një i njohur jonë shqiptar nga një fshat i Shqiperisë ku romuzet, batutat, barsoletat janë “therese”e mënçuria popullore kalon çdo arsye.

Do ta quajmë emrin e tij që të ruajmë anonimitetin me emrin e fshatit të tij “i Petanasi”,ashtu do quajmë dhe personazhen tjetër që u përzje ne këte mesele “Sarandjotja” dhe une ndërmjetës i qeparotasi !

E tmerëshme ndodhia për të qeshur e për të qarë.

E kisha njohur të ‘petanasin” në një takim shqiptarësh andej nga Anapolis, ishte tip që binte në sy i këngës i valles dhe brisk nga goja, orator, s’kishte as një vit që kishte ardhur këtu në USA me anë të një llotarie Amerikane kishte nusen e tij po nga “Petani”dhe një fëmijë as tre vjeç. Me thënë të drejtën e pata ndihmuar unë të futej në atë punë me anë të një mik të dhëndërit Tonë shtetas Amerikan.

Shkëmbyem telefonat mbasi u ndamë nga “pikniku”dhe Ju gjënda për çdo hall më pas, se fillimi ishte i vështirë, pa gjuhë pa njerës !

Ishte elektriçist në Shqipëri po vështirë këtu të përshtatej në atë profesion dhe e kshilluam të futej në hotel si puntor I thjeshte në pastrim e regullim dhomash të hotelit.

Punë që e përballonte lehtas !

Kaluan disa muaj dhe i “Petanasi”u ambientua për së mbari, atje ku punonte ai më të shumtat ishin gra e vajza puntore të thjeshta nga Amerika latine dinin vetem spanjisht, e pa dokumenta me nga nje Social Security” kështu që “ petanasi” dhe me to dhe me drejtuesat e hotelit në më të shumtën e rasteve merej vesh me shënja, kur kishte ndonjë problem më merte mua ti jepja ndihmë. Unë isha më “dru nga Anglishtja” se ai, por angazhoja të tjerët të sqaroheshin e të mereshin vesh. Me pak fjalë unë ditët e pushimit me disa shokë të mi pija kafen dhe me të “petanasin” ahere as 35 vjeç, na pëlqente shumë humori i tij.. ! Ishte i këndshëm dhe familajr i mire. Kur kishte hall kërkonte ndihmë, kur nuk kishte na haronte, kur e kritikoje të thoshte pa mëdyshje po s’kisha ndonjë hall po të kisha miku për hall duhet…Neise ç’ti bëja si thotë populli beje të miren e hidhe ne det.

_Një ditë ndodhesha në një flokëtore kur më bie zilja e telefonit në NR tim ,u llahtarisa kur më tha Policia jemi…O zot Policia cfarë, ç’ne unë me policinë ? As dija të meresha vesh as kuptova, për fatin tim të mire si “qeparotas”,por dhe për “petanasin” nusja që po më qethte flokët ishte një”vajzë sarandiote” Yll e bukur shumë kinge, isha myshteri si unë dhe shumë shqiptarë na rruante na qethte kur kishim nevojë.

Më fal më fal i them Policisë, nuk flas mirë anglisht po Ju lutem i flisni ksaj vajzës ?

Berberja ngriti supet e unë avash avash i them na bën përkthyesen…deshi s’deshi u fut dhe Ylli “sarandiot”në valle dashur pa dashur.

Duke komunikuar policia me “sarandioten”e bukur e cila ngeli për një çast e hutuar me “brisk” e telefon në dorë më thotë e njef ti filanin ?(Duke me treguar emrin e mbiemrin e “Petanasit”!

POO e kam shumë mik ç’ka bërë ngela i llahtarisur,aksident çfarë….

Pushoooo, prit pak të meremi vesh.

O zot gjysëm i rrojtur gjysëm i pa rrojtur më sqaron vajza…O i qeparotas, policia të kërkon të bësh përkthyesin, se e ka bërë “dënglën” miku Jot .

Çfarë ka bërë ?

Të lutem më thuaj, e “sarandjotja “ më thotë të pret policia në hotel atje do ta marish vesh.

Ngela isha futur në valle, unë s’mund të merja kurrë përgjegjësi ti përktheja policisë gjithsesi isha I detyruar, mendova ti flisja dhëndërit Amerikan që kemi thashë ai sdi shqip….!

I lutem “sarandjotes” së bukur aman të lutem hajde na ndihmo gjynah të marim vesh çka ndodhur, ti nuk të thanë gjë…?

Jo më tha ajo për sytë e ballit Jo atje do ta marish vesh ti (?)

Unë e çfarë mund të bej unë kur s’do merem dot vesh të lutem vemi bashkë. Bëj sevap, mase ka nevojë tjetri gjynah s’dihet si e ka hallin, na bie detyrë të ndihmojmë bashkëkombasit kur kane hall.

“Sarandjotja” e bukur si ylli, hoqi futën, I tha dicka në Anglisht përgjegjëses e mu drejtua mua…o I qeparotas hajde shkojmë.

Ikëm me makinën e saj dhe sinqerisht ishim të tronditur çfarë kishte ndodhur bile “sarandjotja” dukej që në fytyre e impresionuar por dhe e frikur, se siç dihet policia ka hie të rendë qofte te jesh i pandehur qoftë dëshmimtar.

Epilog

U tmeruam kur pamë në një dhomë hoteli lidhur këmbë e duar heroin tonë ”petanasin”në mes të katër pese policeve e nja dy police gra dhe një grua te re të beshme “nga San salvadori”!

Na prisnin për përkthim:

E njifni zotninë këtu. (Ai i petanasi qe bere si finje e verdhe barkas lidhur )

Po I them unë e kam mik

Jo I thote vajza erdha të përkthej se “xhaja” im se di anglishten.

Çfarë ka ndodhur.?

Shifni ketë vidjo e na thoni ?

(Na vunë vidjon u llahtarisem ç’të shikojmë “san salvadoresha “ para shkalleve vraponte e petanasi pas bythes saj i thoshte na moj….ne shqip degjomë të lutem dhe ja bënte me gishtin e madh tregues “shënjën me dorë për sex…..o zot vrap ajo e vrap ky ?)

Ngelem te ‘zgjebosur”si qeparotasi, sarandjotja por dhe i “petanasi”heroi ynë “

O zot sa siklet, po ç’na bëre o i zi i them unë _( i bëra moral duke ngritur zërin “maskara” fola në shqip) .

Jo more jo për kokë të çunit foli I mberthyer siç qe I “petanasi”, unë I kërkoja “fshesën” “fshesën” a ja bejme kështu ne kur kërkojmë fjesën.

Aqë donte “Sarandjotja”

Ju lutem zoterinj, personi na thotë që kërkonte fshesën dhe ne në vëndin tone kur kërkojmë fshesën prdorim pikërisht atë shënjë, nxjerim doren dhe gishtin e madh e bejmë sikur fshijmë.

Ju po I bini në qafë.

E mori veten petanasi i çeli syte dhe vuri buzën në gaz.

“Sarandjotja” duke qënë e bukur serioze u a beri mëndjen dhallë.

Besoni Ju lutem, ai vraponte shkallëve ti thoshte se e kuptoi qe se mori vesh, ai kërkonte veç “fshesen”!

U bë një proces _ verbal që mua s’më morën firmë fare, firmosi “sarandjotja”, “I petanasi” dhe e “San salvadoresha” (E cila ishte martuar kater here) Dhe I zgjidhën prangat duke I thene të bente kujdes !

Dhe siç na tha më pas i petanasi e kishte “mike” po atë çast ajo u tremb nga kamera se kishte nxjere një llambe Jeshile, dhe protestoi duke bertitur…

U betuam une dhe “Sarandjotja” se s’do ja themi kujt, por “i “petanasi”qejflli nuk kerkoi me fshese më pas, po kreu akt përdhunimi….me nje tjeter ameriko latine.

U dënua me disa vite burg ?

Nuk kemi idenë as une as “berberja” Ime c’ndodhi me pas me ate “hero”.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.