Petraq J.Pali:Smith 14


SMITH 14 (r.)

Doli nga spitali zonja Sofi, mjaft e sëmurë dhe mjaft e dërrmuar duke përjetuar ankthin, frikën e stresin e pa imagjinueshem që i solli ndodhia me pengmarrjen e avokatit, bashkejetuesit të saj.

Ishte e rrënuar, e prerë, e trubulluar e shkatërruar totalisht, me tension te lartë dhe me dhimbje të shpeshta në zemër, pa humor, megjithëse prezenca e Karlos, me thënë të drejtën e mbajti gjallë, se pa të afër nuk do ta përballonte dot këtë situatë kaq të vështirë.

Pengmarrësit nga ana tjetër dërguan lajm se po qe se nuk dorëzohen paratë deri fund të javës tjetër (mbasi e shtynë një javë sa të dilte nga spitali, zonja Sofi), avokatit i humbiste jeta.

Policia gjyqësore dhe agjentë specialë të hetuesisë nga ana tjetër me që nuk kishin zbualuar asgjë nga investigimet, shtonin trysninë e tyre me pyetje e hetime të reja, duke bërë presione e duke pyetur dëshmitarë besimtarë që u ndodhën atë ditë në kishë, bile edhe Patër Simonin. Nga kamerat e sigurisë as mund të përcaktohej gjë, makina me Azuri, me xhama të zinj e targa fallco,si zakonisht në këto raste ishte e paregjistuar. Ajo pas tri ditesh u gjënd e djegur në mjë shtet tjetër.

Çdo provë ishte e paprovuar. Dëshmitarët pohuan skenën e rrëmbimit dhe kaq.

Në këto situata, zonja Sofi, e kishte humbur lidhjen. Ndërmjet njerëzve që u gjëndën afër në këto ditë të vështira ishte dhe komandanti i rojeve private, i cili ishte një djalë po me ngjyrë që kishte shërbyer në forcat speciale amerikane të paqes në shume vënde të botës. Ata dalin shumë të rinj në asistecë sociale, duke marrë dhe një page shume të mire. Ky e kishte punë të dytë sulpementare.

Ishte shumë i sjellshëm, stoik, muskuloz, fjalëpak dhe shumë i përgatitur në specialitetin e garancisë mbrojtese dhe sigurisë.

Zonja Sofi,e respektonte shumë për aq sa ai punonte aty.

Klara, e vizitoi zonjën Sofi disa here, por nuk u konsultua fare me të. Me qëllim që të mos ndërlikonte të birin lidhur me dorëzimin ose jo të parave pér të shpetuar avokatin e mjerë.

Karlo, nga ana tjetër, këshillonte Sofinë të bënte kjo një kallëzim zyrtar në polici dhe të denonconte mesazhet dhe njoftimin për ultimatumin që hera-herës pengmarrësit e kërcënonin. Madje t’u shpjegonte atyre skemën dhe planin që sygjeronin ata se si do t’ua dorëzonin paratë banditëve dhe vëndin, me qëllim që policia të bënte planin e masave për t’i kapur, kontolluar, apo asgjësuar në rast se ata nuk do dorëzoheshin, gjë që zonja Sofi ishte më e trëmbur më e pasigurtë për më pas.

Ndoshta me vonesë, por kur kishin marrë vesh shumë të alarmuar e me dhembje të vërtetën e hidhur te historisë, dy djemtë e avokatit të cilët banonin në një shtet tjetër të Amerikës, ndoshta të shtyrë dhe nga ish bashkëshortja e avokatit, nëna a tyre, erdhën dhe e takuan zonjën Sofi,bashkëjetuesen e të atit dhe kërkuan shpjegime me shumë mirësjellje. U dhimbsej i ati.

Zonja Sofi,u trëmb e u shqetësua më shumë, se ishin disa opsione të këqija, po të dekospironte ndodhinë tek ata. Mund të ndodhte të merrnin vesh pengmarrësit,ose policia dhe prishej çdo plan apo shpresë për ta shpëtuar, varet si do ta prisnin ata. A pajtoheshin ata të ndihmonin të atin duke paguar pengmarrësit,apo të prisnin se ndoshta policia kishte rënë në gjurmë dhe të zbulonte të vërtetën e cila do ishte në dëm të avokatit. Policia në asnjë rast nuk kishte komunikuar, as kishte dhënë ndonjë shpresë nga hetimet e investigimet.

Mediat dhe gazetat lokale a gazetarë të ndryshëm në kronikat e zeza, pyesnin për fatin e avokatit, por vetem heshtja dominonte. Asgjë e re.

Zonja Sofi, çdo minutë që kalonte, kishte akoma më përgjegjësi, çështja ishte shumë serioze e ndërlikuar pse jo dhe e rrezikshme. Luftohej për jeta a vdekje, jo vetem pengu, por dhe mbështetësit apo zbuluesit e çështjes.

Ditën e dytë thirri Karlon, t’i jepte mendim se si të sillej me djemte e tij. T’u kërkonte atyre ndihmë monetare (jo pse kishte nevojë për paratë e tyre, por për detyrimin moral që kishin për të atin e tyre viktimë) e t’i bënte pjesëmarrës në aksion të shëpëtimit, apo t’u propozonte që çështja të ndiqet nga policia, apo t’u thoshte kushtin e pengamarrësve dhe afatin kohor.

Karlua, ishte i prerë në mendim, jo pse e donte të vdekur avokatin, (se në këto raste divorcet këtu kthehen në miqësi e shoqëri), duke i diktuar Sofisë, të mos përzihej në rrugën private me keqbërësit, po të ishin autoritetet ato që të vinin pikën mbi “I”

-Sofi, tha Karlua së fundi,- ti e kupton që rrezikon kokën tënde e të djalit po e po, por edhe unë i pafajshmi rrezikoj. Shakara të tilla nuk bëhet me kriminelët. E kupton që llotaria jote po na merr në qafë të gjitheve?!

Djemtë e tij le të kërkojnë nga shteti, kush ua rrëmbeu babanë dhe pse?

Dhe sikur ti t’u japësh detyrimin e avokati të dalë i lirë, sërisht do të jesh ti dhe gjithë njerëzit që janë përzierë në këtë histori, në vezhgim e në rrezik e më pas nga vetë kriminelët që duan të zhdukin çdo gjurmë, krimi duke asgjësuar dhe fizikisht, ty djalin dhe mua. Të jesh e sigurtë për këtë.

Ky është mendimi im, ti vazhdo jetën tënde e unë timen, se këtë zgjidhje bëre.Ti më braktise.

Sofia nuk e mirëpriti këtë variant dhe ra akoma në trishtim, hidhërim dhe pezmatim, por këtë radhë Karlo e tronditi e frikoi më shumë dhe e bëri të mendohet, po ashtu ndjehu për djalin dhe për vete pasiguri .

Koha nuk priste më. Me djemtë e avokatit ishte e pasigurtë shpjegimi i dy varianteve.Nuk dihej se si do ta prisnin ata. Këtë s’e kuptonte dot.

Sa më shume njerëz të implikoheshin në këtë çështje aq do të ndërlikohej, aq më keq do vente puna.

Gjithësesi, para se të komunikonte me djemte e tij, vendosi të merrte mendim edhe nga Klara, e cila në këtë çështje nuk ishte përfshirë fare. Kish mësuar mbi marrjen peng të tij, nëpërmjet mediave,dhe çfarë i kishte thënë vet, zonja Sofi,por për kurthin që pengmarrësit kishin ngritur për marrjen e parave, nuk dinte gjë.

Gjithsesi duhej t’i përgjigjej ndoshta e vetme ultimatumit dhe të delte ku të delte.

Ishte bërë këto ditë si e çmëndur. Hallin e Smithit po e anashkalonte, jo nga dashuria për avokatin, por për çarkun që kishte kapur jo vetem këtë, por gjithë vendin më demokratik në botë, ku krimet e rrezikshme zënë një përqindje më të lartë në botë për çdo frymë.

Gjithësesi, ajo do priste si dhe çfarë do t’i sygjeronte Klara dhe së fundi do vendoste vetë.

Ndjente përgjegjësi morale, por nuk dinte cili opsion do ishte më i sakti e më pak i dëmshmi. Nuk kursente lekët se të llotarisë ishin, por nuk dinte se ç’pasoja e prisnin paskësaj.