Petraq J.Pali:Smith 4


SMITH 4

pJp

R

FBI -ja, ndiqte me shumë vëmëndje gjithë jetën shoqërore e sociale si brenda territorit dhe jashtë saj, por edhe nëpër burgjet apo vëndet e rehabilitimit, ku shumë persona të përzier në krime e në afera korruptive, përbënin një pontecial të rrezikshëm shoqëror e social.

Aty ku vuante dënimin me të padrejtë e pa prova, Smith, ishin krijuar grupe të rrezikshme e klane mafiozësh që me gjithë tej izolimin, sigurinë e burgut, vepronin në mënyrë më të sikrontë abuzive. Shumë prej tyre ishin “kapobanda” ifluenca e të cilëve ishte dhe jashtë telave apo dhe jashtë kufijve, e rrezikshme dhe shumë e komplikuar dhe e pamenduar deri në kufij maramendëse.

Smithi, nga aftësia intelektuale,fizike apo nga temperamenti ekspresiv u bë pa dashur palë me Xhoin dhe Devidin, të cilët ishin dy tipa të rrezikshëm, të hurit e të litarit, te regjur para e pas dënimit. Ishin të dy udhëheqës të një zinxhiri të tërë drogmenësh, vrasësish, përdhunuesish që me gjithë vëmendjen e autoriteteve të burgut dhe masat shtrënguese, emrat e tyre hera -herës dilnin si kapo bandat e kriemineleve që kapeshin me drogë apo prostitucion, brenda dhe jashtë shtetit.

Në shumë raste, policia sekrete, ajo gjyqsore apo hetimore, ndesheshin shpesh me emrat e tyre, sa herë që grupet kriminale kapeshin dhe hetoheshin. Kjo gjë rëndonte sërish pozicionin e tyre brenda telave .

Smith, u vu në shënjestër dhe në qendër të vëmendjes nga autoritetet, se nga njëra anë kërkonte pafajësi se ishte dënuar pa prova, ndërsa nga ana tjetër bashkëpunonte, shoqërohej e rrinte me dy miq që ishin me pullë të kuqe si kontigjent kriminal.

Komunikimi i tyre nga brënda me jashtë ishte aq i sofistikuar, sa kishte vite që nuk zbulohej dot veprimtaria e tyre, as nga policia sekrete, as nga FBI-ja apo nga hetues profesionistë e specialistë bashkëkohorë të antikrimit, ndërkohë që të burgosurve nuk u lihej asnjë mjet komunikimi, si telefona, radio,letërkëmbime apo mjete të tjera. Pyetja ishte si dhe qysh komunikonin, komandonin apo udhëhiqnin?!

Smith nga ana tjetër, nuk ishte implikuar në as një rast, por qëndrimi me ta e bënte jetën e tij më të vështirë dhe të ishte në qëndër të vëmëndjes.

Kur Devid e Xhoi, morën vesh se të ëmës së tij, zonjës Sofi, i kishte rënë llotaria amerikane, u afruan më shumë me Xhimin dhe kërkuan ta joshnin me ëndrra që pas burgut, ata do sundonin gjithë trafikun e drogës që vinte si nga Meksika apo vëndet e tjera te Amerikës Latine, vënde këto që shquheshin për bumin e madh të drogës.

Smith, pa dashur ose nga urrejtja që kishte për padrejtësinë që po i bëhej gjatë gjykimit, hera -herës afrohej shume me ta, hera -herës e kuptonte që ishte në një rrugë pa krye dhe distancohej ndërkohë qe e dinte mire se çdo gjë e tyre në burg regjistohej e më pas do provohej.

Një ditë prej ditësh, kur ishin në ajrim, të tre, Xhoi i propozon Smithit, që nëna e tij Sofi,të derdhte në një nr llogarie për ta, 200mije $ amerikan, të cilat donte t’i përdorte kunati i tij për një ndërtim dhe e drejta e kthimit me përqindjen e kohes bankare ishte për një vit e gjysmë.

Smith,jo vetëm që u habit, por iu duk absurditet kërkesa e tij, ndërkohë që ai nuk kishte komunikuar fare me të ëmën asnjë çast, e asnjëherë në takimet e rralla që kishte marrë mbas këtij lajmi. Se sa ishte shuma që ajo përfitonte nga llotaria, sa ishin detyrimet fiskale e sa i mbetej asaj?! Si mund t’i thoshte ai të ëmës një gjë të tillë?! A mund të aprovohej kjo kërkesë nga e ëma?!

Si zakonisht, biseda u regjistrua dhe procesi ishte në syrvejim, kjo gjë dihej, nuk kishte shkelje as veper penale, por policia sekrete heshti. E la për srategji në heshtje, as thirri askënd bëri si e pavëmëndshme. Ndërkohë dhe proçedura e zonjes Sofi me parate e fituara do ishte në proçes hetimi.

Smith,e refuzoi këtë kërkesë dhe e quajti lajthitje nga ana e tyre,(Xhoit) e kuptoi që paratë natyrisht i donin për qëllime të tjera.

Nuk u tha gjë, por arriti të kuptojë se e ëma mund të kishte probleme e të rrezikohej rreth kësaj pasurie të fituar me të drejtë.

Kjo bëri që Smith, të kalonte në stres depresiv, të mendonte,rreziqet e pasojat që mund të pësonte e ëma,ashtu siç mendoi përsëri ta konsumonte me autoritetet e burgut kërkesën e tyre.

Kjo e fundit iu duk e dobët, pa vlerë deri sa e dinte se kërkesa e tyre ishte regjistuar.

Po kalonte ditë të vështira, luftonte me vet veten si të distancohej nga miqësia e tyre, ndërkohë që priste gjykim të ri nga gjykata speciale e supreme ku kërkonte pafajësinë e plotë.

Ardhja e Klarës, për Xhoin e Devin të cilët nuk e mirëpritën duke i thënë Smithit se Klara, ishte bashkëpunëtore e tyre, e vrau më shume, por vuri dhe në dyshim miqësinë me të.

Gjithsesi, kishte bindje, se Klara do ishte në çdo kohë në favor të tij, për të kishte çelur dashuria, e cila e bënte më të fortë në karakter në burrëri, në besë. Për nënën i vinte keq, për të atin kishte mall,nuk dinte fare për fatin e tij, ëndërronte se po të dilte i pafajshëm do t’u përkushtohej me zëmër e shpirt të treve. Ishte i ndërgjegjshëm se vuante pa faj.

Kishte besim ne vetvete e në zot.

Çdo natë endrrat e mundonin për Klarën,aq sa filloi të tretej gradualisht.

Gjithsesi vetem shpresonte e shpresonte…

About Post Author