Smith
episodi i 10
Nga Petraq Pali
Rreth zonjës Sofi,me përfitimin e llotarisë amerikane, ndryshuan raportet dhe këndvështrimet e autoriteteve,siç ndryshoi edhe rrethi miqësor,shoqëror e social i saj. Ajo detyrimisht fitoi një status tjetër nga “dhurata e çmuar” e pabesuar dhe e pamenduar e perëndisë që me 50 $ biletë llotarie, fitoi një shumë maramendëse. Ajo, megjithëse djalin e kishte në burg, quhej tani një “vipe”. Manaxhimi i kësaj shume, detyrimisht donte të ishe bashkëkohore, largpamëse, e zgjuar, hileqare se siç dihet paraja e shumtë të lumturon, por dhe të rrezikon. Bleu menjëherë shtëpi shumë të mirë, shumë të madhe dhe plot siguri,me kamera e me roje. Ishte lidhur me një kompani sigurie jetësore, por edhe për kapitalin po të siguruar. Miqësia ose bashëkëjetesa me ish avokatin e të birit, e bënte me të sigurt jetën e saj nga vetmia që e kishte kapluar.Prania e Klarës pranë birit të saj, i jepte shpresa pozitive. Diçka do të përmirësohej e më pas do ndreqej e do stabilizoheshin gjithçka dhe punët endërronin të venin më mirë. Shumë biznesmenë të mesëm e të vegjël,apo kompani me emër të mirë e me zë në treg, i propozuan të bashkonin kapitalet e të kishin ortakëri,gjithmonë për interes të tyre. Për habi afroheshin rreth saj për qëllime fitimi edhe hetues,apo policë,gjyqsorë,prokurore,avokate, mjeke,finaciere,sherifa,policë,qoftë dhe nga FBI-ja, duke kërkuar bashkëpunim për “lehtësim” të çështjes Smith. Zonja Sofi, para marrjes në dorë “çekun e madh” ku një shifër të konsiderushme e përfitonte shteti si taksë mbi vlerën, kishte premtuar se të gjitha përfitimet do i shkrinte për të marrë pafajësinë e djalit, prandaj kjo nën ndikim të avokatit e nën ifluencë të tij, ose Klarës, që kishte besim absolut, dëshëronte të mos binte preh e këtyre “peshkaqënve” të paskrupullt, që donin të përfitonin shuma të majme padrejtësisht e duke premtuar e përfituar prej saj apo duke rrezikuar edhe jetën e tyre, mbasi lufta për para kalon çdo kufi në jetë. Me Karlon, ajo po sillej shumë mirë, mbasi mësoi mbi kthesën e tij ndaj alkoolit. I premtoi atij blerjen e një apartamenti me pronar e me dokumenta për Smithin e të banonte e jetonte atje me të gjitha harxhimet e saj, bile dhe duke i siguruar një pension mujor modest mbi atë që merrte nga puna e tij e siguruar ndër vite. Kjo nuk u miratua kurrë nga Karlo, i cili e falenderoi bujarisht e fisnikërisht, bile duke i kërkuar falje edhe për ndonjë gabim që kishte bërë për sa kohë që kishin kaluar bashkë. Zonja Sofi dhe bashkëjetuesi i saj “avokati i regjurur” MM, u përpoq që Karlo ta pranonte ofertën, por ai e quante këtë ndihmë, si mëshirë. Klara,mbajti qëndrim asnjëanës për këtë problem, por Karlos i kishte premtuar mbështetje dhe ndihmë bashkë me prindët e saj, deri sa të lirohej Smithi. Një gjest fisnik e shumë bujar ky i Klarës. Ishte një periudhë tejet e rrezikshme pasurimi i menjëhershëm i zonjës Sofi. Pranë saj po afroheshin shumë miq, bile kishte nga ata që i premtonin dashuri apo dhe martesë aq sa vetë avokati që bashkëjotente me të në shumë raste kërcënohej e rrezikohej duke kërkuar prej tij, të distancohej nga ajo se do t’i “humbnin” emrin. Njerëz mafiozë, ordinerë e të pushtetshëm,me e pangjyrë, u turrën si “lakenj”për të përfituar. Zonja Sofi, kishte marrë mesazhe që e kërcënonin me jetë po qe se denonconte “propozimin e bashkepunimit”mes tyre siç merrte përdita edhe avokati e miku i saj,i cili ishte trëmbur jashtë mase, duke paramenduar rreziqe te papérballueshme. Pse jo dhe fizike. Ai e dinte mire fuqinë e forcave të errëta e të pabindura mafies amerikane. Kaq shumë u acarua kjo “ndërmarrje”sa, as njëri, as tjetri (Sofi-Avokat) nuk denoncuan për të kërkuar mbrojtje nga shteti, as duke denoncuar të paktën provokuesit me emer, se ata anonimët ishin të shumtë. Kjo bëri të detyroheshin të vinin dedektivë private me pagesa të majme, për t’i mbrojtur e të siguronin jetën. U detyruan e blenë të dy makina të shtrënjta gjysmë të blinduara, u pajisën me armë dhe bënin lëvizje të kujdesshme. Kjo gjë bënte që zbeheshin ose të rralloheshin edhe takimet e rralla mes tyre dhe Smithit brënda telave. Kishin frikë më shumë nga bodigardët e tyre, për të cilët disa herë kishin dyshuar se i spiunonin apo i nxirrnin në pritë. Qëllonte që u zinin hera -herës rrugën huliganë, me e pamaska të cilët i shanin i kërcënonin. Kjo gjë ndodh shpesh në disa qytete e shtete të Amerikës,ku lëvizja nëpër ca lagje është e rrezikshme dhe në shumë raste e pamundur të rezistosh shantazhimit apo bullizimit prej tyre. Aty mund të gjesh vdekjen në çast. Kaluan muaj dhe kjo gjë,ky fenomen nuk rrallohej, por përkundrazi sa më shumë kërcënoheshin të dy, nga persona te ndryshëm. Një ditë, për habinë e tyre, u erdhi nga sherifi një ftesë që të paraqiteshin e të depononin para tij. E tmerrshme! Këta nuk kishin kërkuar as ishin ankuar për asgjë. Nuk kishin kërkuar ndihmë zyrtare. Atëhere kuptuan se rojet e tyre personale përdoreshin si bashkëpunëtorë të tyre. Ishte ditë e shtunë. Të hënën do të paraqiteshin tek zyra e sherifit. O zot! Të dielën në mëngjes ndodhi ajo që ndodhi. Para se të shkonin në kishë të veshur e të pispilluar me rroba të shtrënjta e firmato,sa zbritën nga makina të dy, rrëmbehet me dhunë, forcërisht nga krahët e zonjës Sofi avokati MM.
Rrëmbyesit , dy zgërdhenj të gjatë, gjigandë si dy spartanë, i mberrthyen gojën dhe e tërhoqën zvarrë nja dy metra më tutje. Uluriti, avokati, ulëriti aq shumë, sa u shurros në pantallona, duke ndotur asfaltin. Shumë besimtarë që ishin në shesh të parkingut, u paralizuan e u befasuan njëherësh.
-Uaaaaaaa,uaaaaa, o Zot..Ç’po ndodh?! Por nga dritarja e hapur e makinës që iku si e çmëndur duke lënë tymin e zi pas, njëri nga rrëmbyesit me një mikromegafon në dorë ulëriti:
-Kush telefonon policinë vritet! Njerëzit tanë janë në shesh…futuni brënda….Futuniiii brëndaaaa! Rreth Zonjës Sofi, që kishte rënë në çast në shesh pandjenja e llahtarisur e traumatizuar, e frikuar, ishin mbledhur shumë njerëz për t’i dhënë ndihmë. Ajo shkumonte nga goja, vetem nxirrte pështymë dhe vrer të verdhe. Asnjë,askush,të gjithë sa ishin pa hyrë në kishë, u frikuan e nuk mund të filmonin dot skenën e llahatarshme. As të telefononin policinë nuk guxonin. Frika,llahtaria u përjetua vetëm me trishtim, hidhërim pa zë e mekur e zbehur… Klara e mori vesh në mbrëmje kur TV, lokale e shtetëror…dha lajmin. U trondit,u befasua e pëshpëriti me shpirt e zëmër të zbrazur e të lënduar.
– Përse duhet të ndodhte kjo,ku është liria dhe e drejta e njeriut në këtë vend.
Për fat të keq,policia me shumë vonesë mbas ngjarjes,mori si prove kamerat e sigurise ?
_Ndërsa Karlo,siç u mësua më pas, në atë orë kur kish ndodhur kjo skenë, ndizte qirinj në një kishë tjetër !
