Petraq J.Pali:“Smith”


….Klara, ishte vajza që ia rrëmbeu zëmrën Smithit, madje dashuria e tyre që kishte lindur dhe ngjizur në adoleshencë do të bënte që në situatat që përjetoi më pas Smithi, të ishin faktor i jetës së tij të ndërlikuar dhe tejvuajtur e të përshkallëzuar në çmëndurinë dhe në “furtunalin” e lartë të “tajfungut” që si kudo në botë, zotëron e ashtuquajtura “drejtësi”.

Qysh të vegjël ose në “Middle School” Smithi me paudhësitë e tij e kishte marrë si në mbrojtje Klarën e bukur e cila vinte nga një familje emigrantësh, i ati ebre dhe e ëma ruse.

Smithit, iu duk e pabesueshme, kur kjo vajzë e bukur së bashku me të ëmën e saj dhe zonjën Sofi, të ëmën e tij i vinte nëper takime gjatë gjithë kohës dhe kur hetohej dhe kur u dënua.

Mosha kur ishin njohur, as mund të mendoje se mund të ekzistonte ndonjë ndjesi apo ndjenjë dashurie, se ishin ende në moshën e adoleshencës, mirëpo me që Klara ishte më e bukura e shkollës shumë djem, hera -herës e provokonin,gjë që vajza në shumë raste filloi të depresohej dhe të ankohej.

Kur në krah të saj, doli në disa “duele” me djem të tjerë, Smithi, ajo u qetësua dhe u miqësua me të si shok, si mik pa asnjë iluzion apo hamëndësim nga vetë mosha që kishin.

Klara ishte jo vetem shumë e bukur, por dhe një nxënëse me rezultate shumë të mira, në çdo vit shkollor ajo shkëlqente.

Kur Smithi ra pre e policisë dhe hetimeve si bashkëpuntor në vrasje, Klara kërkoi nga prindërit e saj (dhe e ndiente këtë) që duhej t’i qëndronte pranë,dhe ashtu bëri.

I ishte bërë fiksim të ndodhej e afërt në këto situata.

Së bashku me të ëmën, zonjën Justina e me mbështetjen e të atit, zotit Rudolf, kërkuan mbështetjen e zonjës Sofi, për të hyrë në relata me Smithin, gjë që u realizua me ndihmën e avokatit.

Herën e parë, kur Smith ishte në hetuesi nuk e lane as Klarën, as të ëmën, zonjën Justina ta takonte.

Klara u pezmatua shumë dhe nuk vonoi t’i bënte një letër Smithit, brenda në burg dhe Prokurorit të Përgjithshëm në bashkëpunim me zonjën Sofi, të mundësonin që kjo ta përfaqësonte Smithin shpirtërisht dhe të ishte “sociologia” e tij “de fakto” ndërkohë që ishte studente sociologjie në vitin e fundit..

Smithi, nga ana tjetër, jo vetem që u habit, u befasua e u mahnit, gjë që se mendonte kurrë, por nga ana tjetër, kaloi në emocione teje të forta e të papërmbajtuara. Për Klarën kishte shume respekt dhe e mirëpriti me shume dashamirësi, kërkoi nga autoritetet e burgut që Klara të ishte pjesë e familjes për t’u konsultuar, vizituar bile duke e shprehur si të dashurën të tij.

Ishte fitore, kur edhe nga Prokuroria e Pergjithshme erdhi përgjigje pozitive,që krahas avokatit, të perfaqësonte Smithin, edhe Klara si konsulente “shpirtërore”e theksoj shpirtërore.

Në bazë të Kushtetutës Amerikane “lejohet” një përfaqësues shpirtëror që lejon të burgosurin apo të pandehurin që krahas avokatit, qoftë edhe një përfaqësuse i legjionit fetar të përfaqësojë te pandehurin në momente kur atë e sundojnë emocionet, paniku, ankthi, paranoja, stressi, depresioni, apo trishtimi e pesimizmi agresiviteti.

Ishte fitore e pamenduar që Klara do kryente këtë rol dhe kurrë pa u futur në Kodin Penal apo të drejtën Civile, e cila përfaqësohej nga avokati.

Takimi i parë i mezipritur mes tyre, zgjati vetem tridhjetë e pesë minuta,në dhomën e takimeve me siguri të lartë e shumë të sofistikuar nëpërmjet një një perdeje xhami gati 4 inç që nuk e shponte as plumbi dhe nëpërmjet një telefoni ku akustika dhe privatësia ishte perfekte.

-Smith,-i tha Klara qysh në fillim, kur e pa dhe e psikologjisi që gjëndja e tij ishte e rënë, e cfilitur e tronditur totalisht e plot emocione, i egërsuar, por shumë konçiz aq sa Klara hezitoi për një çast të shprehej, kur Smith inga ana tjetër e telefonit i tha plot kurajo:

-Klara, ti këtu? Pse ?

-Smith,të kam shume “borxhe”. Gjatë gjithë kohës kam menduar se ti në një moshë adoleshente ishe pranë meje dhe unë do të jem krenare të jem afër teje, jo në këto ditë të vështira, por gjatë gjithë jetës time. Kam bindje se je dhe po dënohesh pa faj, jo bindje, por siguri.

Nga ana tjetër e xhamit Smithit, i ranë dy pika lot që perfunduan në mjekër.

Klara nuk mund të fliste më dot. Filloi të qante me zë e plot ngashërim.

-Besooo Smith,se ty drejtësia do të japë të drejtë dhe të premtoj se do jem me ty deri në vdekje. Mendohu e më thuaj, po apo jo! Unë, nëna ime, im atë, ashtu si nënë Sofia do jemi me ty deri në vdekje. Unë të dua Smith…

Ndërkohë,Smithi u emocionua dhe sa donte te fliste diçka,monitori i burgut, ndërpreu komunikimin, kishin kaluar të tridhjetë e pesë minutat shumë shpejt.

Klara e puthi matanë xhamit në buzë, ndërkohë dhe ai iu afrua buzëve te saj duke hequr kufjet e telefonit Smithit…siç ishte në karrike i ra të fikët. Nuk pati mundësi të shprehesh.

Jashtë Klarën e priste zonja Sofi, nëna dhe i ati, zoti Rudol. Klara ishte gocë e vetme,prindët ishin ndër vipat më në zë të qytetit.

Ndërkohë që zonja Sofi, pyeste me shume ankth rreth takimit me të birin, Klara i tha:

-Zonja Sofi,unë i propozova Smithit për martesë,besoj se ju do ta aprovoni,unë do ta pres…

Prindërit e Klarës, panë vetem në pasqyrën e automjetit….e të dy njëherësh aprovuan vendimin e të bijës.

-Le të presim fjalën e Smithit,- i tha më në fund Klara zonjës Sofi,e cila u çorientua totalisht.

-Le të shpresoj t’u martoj vete,- iu përgjigj ajo e mbytur ne lot.

Vijon…

About Post Author