Petraq J Pali:Suzana-Tregim


Suzana

Tregim nga Petraq J Pali

1-Erdhi dita qe Suzana,do te shkonte nuse.Ishin mare te gjitha masat qe dasma e saj te zhvillohej normalisht me gjithe qe i ati s’kishte as tre dite i vdekur nga nje aksident..

Dasma nuk mund te anullohej,Ajo, do te dilte nuse sipas zakonit,me fustanin dhe vellon e bardhe.

Ishte nje dasem e dhimbshme,kur ne shtepine e saja ende ishte morti.

Njerezit te hidheruar do ta percillnin vajzen,ashtu sic edhe u takonte,jo me shume buje por thjeshte dhe sjellshem.

Njerezit e Bledarit,nderhyne qe te shtinin diten e dasmes,por nena dhe vellai i Suzanes, nuk pranuan.

Data eshte date u thane miqve.!

Ate dite te diel Tetori,koha ishte e mrekulluesheme,deti ishte i qete dhe nga nje ere e lehte dallget fershellenin duke ndjekur njera tjetren,deri ne breg,dielli,kishte mbuluar me rezet e tij gjithe hapsiren,lulet e limonit shperndanin eren e tyre joshese ne te gjithe fshatin.

Njerezit e Bledarit qe ishin caktuar si krushq ishin nisur heret me nje mikrobuz,drejt fshatit te Suzanes,ata vinin nga nje qytet nga pjesa Veri Lindore e vendit.

Suzana, ishte njofur ne hekurudhe me Bledin,i kishin dhene fjalen njeri tjatrit,kishin bindur edhe prindet per lidhjen e tyre.

Te dy palet e kishin miratuar pa as me te voglin hezitim kete miqesi,Suzana ishte 19 vjece dhe Bledi 23.Te dy ishin shume te bukur dhe te sjellshem.

Babai i Suzanes,i ziu Andon, s’ishte as dyzete e tete vjec qe vdiq para dy tre ditesh. Ai, ishte nje njeri i nderuar,fisnik i vertete,nje prind shembullor me nje familje te perkryer.

E kishte pritur disa here Bledin me te gjithe prindet e tij ne shtepi si te fejuarin e vajzes, e kishte nderuar dhe pritur si jo me mire.

Ja kishte kthyer edhe Andoni me te shoqen dhe dajon e vajzes viziten,Atyre,me te njejtat pershtypje kishin ardhe edhe ata nga pritja ne familjen e Bledit.

Me sa dukej krushqia ngjante qe ishte bere.Te dy familjet i gezoheshin me shpirt kesaj miqesie. Te dy te rinjte dukeshin te lumturuar ata e donin fort njeri tjatrin.

Andoni, mezi e priste dasmen e vajzes se vetme,por c’e do vdekja e rrembeu shume te ri, dhe ende pa ndrequr dhe regulluar femijet e tjere.

.Keshtu i ishte shkruar fati..

Te dy vellezerit me te vegjel te Suzanes,qanin ende te atin dhe nuk e besonin se ai kishte ikur pergjithmone,ata, kishin tre dite si te mpire dhe si te shushatur,e ema i qortonte te heshtnin, se nder kohe ne cdo cast priteshin krushqit, te cilet s’kishin as dy dite qe ishin larguar nga vakia,koke ulur.

Ishte me te vertete nje tragjedi e vertete vdekja e njeriut te tyre per te dy palet,e aqe me keq qe kishin lene dhe daten e dasmes.

Kishte ardhur ne vaki babai dhe e ema e Bledit , dajua dhe i kunati me te shoqen,dhe nja kater a pese te tjere te afert te tyre,ata moren pjese ne ceremonine mortore te krushkut dhe te pikelluar u kthyen ne shtepi.

Kur u larguan,babai i Bledit pershendeti krushken mamane e vajzes e i tha…he krushke,na gjeti e keqja e shikojme,nuk na la i varferi te gezonim,c’do bejme…tani, ?

Dhe te mallengjyer u perqafuan,.Qe te dy qanin me ngasherim.

Do behet dasma,do ta mbarojme amanetin e Andonit, se ne castet kur luftonte me

jeten ne spital, Ai na la amanet, e na tha para se te mbyllte syte pergjithmone…te beheeeeet dasma e Suzit,te beeeeehet dasma e Suzit…dhe mbas dyzet ditesh te gezoje ! Pike…! Keshtu na tha i shkreti per mua,dhe keshtu do behet,Ju do te vini ta merni vajzen. Ne do ju presim.

AI,na la, u largua nga kjo bote,por la manetin dhe porosite mbrapa.Te djelen u presim sic e kemi lene…ne do ta percjellim vajzen sipas hallit,ndersa JU gezoni ne shtepine tuaj se e keni djalin e pare. Te beni dasmen ashtu sic e kishit parashikuar.

Keshtu donte Perendia keshtu do te behet.

U perqafuan me krushken,dhe hypen fugonit dhe u larguan.

Ishte dite e premte me darke kur iken,sot eshte e

diel…po kthehen perseri,te marin nusen me rroba te bardha dhe me zemer te helmuar !

2-Mamaja e Susanes Kostanda,ishte nje grua po prej atij fshati,nje grua me taraf te madh,me prinder motra e vellezer te cilet e qanin me kuje Andonin,ajo,Kostanda,ishte nje grua me shume personalitet puntore dhe shume fisnike.

Ajo, si nje burre me tradita,vuri gurin ne zemer dhe si nje kapedane,do te percillte vajzen nuse ne kete rast te pa pare dhe te paparashikuar,por edhe teper te dhimbshem.

I shkreti Andon nuk gezoi,Kostandes i beri gjemen dhe femijet i la bonjake.

Sa iken krushqit,te premten me darke, Kostanda lajmeroi te atin te emen e vellezerit se Suzanen te djele e percjellim per aty ku eshte nisur.Keshtu u tha ajo, atyre.

Disa donin ta kundershtonin,por ajo u tha prere…Keshtu do te behtet.Edhe i ati i saj e perkrahu.

U larguan njerizet me darke vone dhe ajo mori Suzanen e cila pikonte lot…i tha edhe asaj lajmin,me ton te rrende dhe serioz…nuk dua te me kundershtosh, dhe nuk dua te kem mangesira.Ploteso amanetin e tyt ETI…AI, tha te behet dasma e Suzit, dhe mbas te dyzetave te gezoje…me more vesh dyzet dite do qendrosh me zi per tet. Ate…!

Kuptove c’te thashe. Shko bjere tani naten e mire.

Prite te djelen,pregatitu,mblidh cke e ku ke dhe shko ne te mbare tende.Pac uraten e Andonit dhe timen. E puthi ne balle,dhe u mundua te fshehi lotet…Suzana,qante me ngasherim.Perqafoi shtrengoi te emen i puthi doren asaj dhe i tha…Maaaaa do behet ashtu sic ka thene babai.

Pac uraten o bije.

Te djele,nga ora dy mbas dite mbriten krushqit ata ishin shtate vete,Bledi nuk ishte me ta,Ai, i pikelluar i priste ne shtepi te tij.

Sa mbriten krushqit ne obor u pre vaji nga grate dhe burrat qe kishin mbushur shtepine.Babai i Kostandes dhe te afermit me ne krye Kostanden, i priten tek dera….mirse ardhet mirse ardhet,qofte miqesi e pa ndare te na trashegohen dhe jete te lumtur.

Faleminderit krushke faleminderit krushq tha i perlotur i ati Bledit dhe te afermit e tij…!

Futuni brenda,futuni Ju lutem. e mos qani tani, tha Kostanda…keto jane ore te gezueshme,ne po martojme femijet tane…Uluni uluni ju lutem zini vend.

Suzana,e veshur me te bardhe,pa cipullen,vello, kuroren mbi koke,u takua dhe mirseardhi njerezit e Bledit.Ajo, dukej si amazone,kishte mare nje ngjyre vet-vetiu si ne roze dhe ne te kuqereme,syte e saj te blujte rrezatonin ca si valeza deti ne sterkale,frymemarja e saj e shpeshte dhe e dendur i bente te dridheshin gjokset e saj te buavitur nene fustan.Qafa edhe gusha e saj llamburisnin nen nje varese te argjente.Floket,e hedhura,mbi supe dhe mbi balle e benin si engjell te pafajshem qe po shkon ne parajse.

Suzana,ishte bere me e bukur,ne te ishte gershetuar hidherimi qe i shponte kockat dhe gezimi i jetes se saj,ajo pasi zune vend te ardhurit shpertheu ne vaj….ishte e pa mundur te frenohej…te gjithe njerezit filluan te qanin me ze…!

Boll me Ju lutem shume, Boll me…le ti behet drite jeta ketij cifti,qofshin te bekuar,hajde u nxirni nje gote raki krushqe dhe nga nje llokume se jane per udhe te gjate…keshtu tha Kostanda…!

Njerezit u elektrizuan nga monologu i te zonjes se shtepise…babai i saj dhe farefisi nuk ndieheshin..te gjithe zbatuan urdherin e saj.

Kaluan llokumen ne fillim,pastaj rakine.

Krushk,vazhdoi bizeten plot burreri Kostanda…Mos na i vure re qe po delni pa dreke.I zoti i shtepise ben tre dite sic e dini qe ka ikur ne Parajse,ne te gjithe zbatojme nje amanet te tij.

Ta merni vajzen dhe tu respektoje, t’ju doje dhe ta doni,hallall ja bej qumeshtin e gjirit, ne qofte se sillet mire,ta doni si femijet tuaj.

Hajde bija e mamase …u plakc atje ku do shkosh….dhe mot te na vish me nje djale…!

Mbas dyzet ditesh hajde tako te tate e i thuaj se amanetin ta mbarova.

Mos haro se ai tha qe mbas dyzete ditesh te gezosh.

Ngrihuni te dashur miq se keni rruge per te bere ,hajde krushk te na trashegohen….!

Krushku nuk fliste dot asnje fjale,ashtu edhe te afermit e tij ashtu edhe te Suzanes,e cila ngasherehej akoma,sa i rridhnin lotet curk.

Mere kete tufe lule bije e memes,mbaje ne vazo per dyzet dite,e me pas hajde bashke me gezimin tend e vendose tek vari i babit tend te dashur qe nuk te pa dot i shkreti me fustanin tend te nuserise dhe nuse.

Mos mu helmo bije…po jepi jetes jete,jepi jetes gaz, jepi jetes bukurite dhe te na nderosh.Hajde te keqen mamaja. Diell tu befte jeta moj bije !

E mori vajzen perdore e puthi ne balle,dhe ja dha tek porta e oborit krushkut.

Krushk i tha: Po te dorezoj vajzen time te vetme Suzanen si kristal,po u soll si i ka hie dhe sic e porositem,beja te gjitha nderet.Dhe per te dyzeta te ma kthenesh sic ta dhashe.

Udhe e mbare u qofte,dhe do na ndjeni per dreken…ne dyzete dite te Atij, hajdeni ta bejme bashke perkujtimoren,dhe gezimin tone.

Dhe te nesermen gezofshi edhe JU.,dasmen e ciftit.

Krushqit hypen mbi fugon dhe tek Kostanda vazhdoi vakia.

Njerezit ngelen te shushatur te habituar nga ligjerata e mencur e Kostandes.

I pa haruar kujtimi i tij tha nje djale i ri moshatar me Suzanen kur u futen brenda.

Te rroni e ta kujtoni thane te gjithe njezeri me lotet ne sy !.

Epilog !

Kostanda ne fjalen e saj,beri qe edhe Suzana,edhe babai i Bledit por edhe te gjithe krushqit te mendoheshin…!

Dmth….Ajo, u dha te kuptojne te pranishmit se Suzana,s’duhet te flinte me Bledin per dyzet dite…keto donte te thoshte Andoni kur mbylli syte…keto tha edhe Kostanda . …Gezofshi mbas te dyzetave…!

Mbas,dyzet ditesh,te gjithe u kthyen ne dreken mortore.

Bledi nuk fjeti as nje nate me te shoqen,dhe e solli ashtu sic e mori.

Suzana,me te gjithe shkuan ne varin e te Atit, vendosen lulet e fresketa qe kishin ruajtur enkas per te,me porosi te nenes,duke i mirembajtur ne Uje.

Ju betua te atit, se ashtu sic e nisi e ema erdhi perseri tek AI.

Vari u mbush plot me lule dhe qirinj !

Kostanda e kuptoi ne sy,edhe krushkun edhe Bledin edhe Suzanen dhe Ju mbushen syte me lot.Ajo,qendroi para varit si burrereshe.

Amaneti u SOS.

AI,Andoni, prehet i qete ne varezat e fshatit tim,dhe nga te gjithe kujtohet me dhimbje martesa e te bijes, e cila sot eshte nene me kater djem ne emigracion.

pJp

20 Janar 2009

VA/USA

About Post Author