Petraq J.Pali:“Të fortët”!


Petraq J.Pali

“Të fortët”!

_Kur unë me një mikun tim sa mbritëm krejt rastësisht në atë lokal,nuk më erdhi me të vërtetë hiç mirë kur pashë në një tavolinë, dy “deputetët”që dikur i kisha pasur edhe unë që të dy miq,por ata jo kurrë s’ishin miq me mua, por as me njëri tjetrin dhe sa morën pushtet nuk ma varën fare,unë u dukesha një mizë atyre,kur unë nuk fitova dhe dështova në zgjedhje.

_Të dy këta që aderonin në dy parti që njëra ishte në pushtet e tjetra ishte në opozitë,u habita si drekonin bashkë kur aqë më keq që nja dy ditë më parë këta kishin shkëmbyer një replikë të fëlliqur mes tyre duke përdorur një fjalor rrugësh e pa asnjë normë qytetarie brënda foltores së kuvëndit,sa ishte çuditur i gjithë kombi me ç’ka ata nxorën nga goja për njëri tjetrin,të dy ishin nga qyteti im dhe të dy ishin pasuruar në mënyrë galopante duke çfrytëzuar pushtetin ?

Sinqerisht,m’u erësuan sytë dhe nuk desha tu besoja atyre,qëndrova për një çast si i hutuar dhe kur u binda se ishin që të dy ata,mendova me vete të bëja skandal e ti injoroja mu në mes të drekës,t’u thoja ato ç’mbaja brënda shpirtit,nuk e bëra dhe më shpëtoi zoti .

Opinioni i gjithë publik si ata që ndiqnin seancën e Parlamentit në Tv,por edhe simpatizantët apo partiakët e tyre e kishin uryer atë dialog të asaj të ejte,me njëri tjetrin, ku zbrazën nga gojët e tyre të qelbura një lumë sharjesh vulgare e fyerje apo shpifje për njëri tjetrin sa askush nuk do ti besonte po t’ja tregonte dikush.

U pamë sy në sy një çast,ata ju larguan shikimit tim,ashtu bëra edhe unë,desha të largohesha nga ky lokal dhe i thashë mikut lëvizim në një lokal tjetër se nuk më pëlqen ambienti..

Miku im e kuptoi,dhe e dinte fare mirë marëdhënet dhe sa lidhje kisha unë me ta, para se ata të beheshin të tillë, dhe më tha me qesëndi,jo këtu do drekojmë edhe ne.

U binda nuk e kundërshtova,is htyrë dhe nga një ego e brëndshme.

Më vuri në pozita, por miku im duke më psikologjisur shqetësimin dhe duke kuptuar që unë prej tyre nuk desha të qëndroja aty,sa u ulëm në tavolinë me tha me zë të lehtë…ata, kanë ardhur të sqarojnë replikën që bënë pardje në parlament,nuk u bën përshtypje për ato që thanë në sy të një kombi të tërë,mjafton që nesër në media të publikohet se ata janë opozitarë por “vëllezër” !

Jo, i them nuk duhet të jetë kështu,diçka tjetër i ka sjellë bashkë, se ky restorant është në syrvejim të mediave dhe ata humbasin akoma më keq në qoftë se kanë pak njerzillëk apo një fije karakteri se imazh pozitiv ata as kanë pasur as do të kenë,ajo séancë plenare për mua i ka varosur fare dhe i bën njerëz pa vlera se të tillë janë edhe në fakt,të pa skurpullt.

Mos kujto më tha miku se çdo gjë do shkojë mirë,as njëri as tjetri e ka egon e fëlliqur dhe nuk do të marë faj,me pak fjalë mund të pëlcasi sërish edhe këtu mes tyre,ri të bëjmë sehir.

Edhe kjo më shkonte ndër mënd dhe propabiliteti ishte i tillë, se si e kishin nisur duke kthyer kanat me verë domosdo që mund të pëllciste, se kur ne mbritëm në lokal ata flisnin me zë të ulët dhe harmonishëm,por tani sikur e ngritën tonin,ndoshta e bënin qëllimisht të dëgjoja edhe unë, ish miku i tyre,që me gjithë që nuk fitova në zgjedhje reputacioni im në popull ishte shumëfishuar.

Mos ta zgjasim nuk kaloi as një orë dhe ishin mirëngrohur nga verat që kishin rrëkëllyer,kur në një çast pothuaj të qetë në të gjithë lokalin,plasi sheri pa e menduar askush nga të pranishmit.

Dëgjuam pozitarin ti thoshte opozitarit me zë të lartë i irrituar e duke uluritur në kulm e duke bërtitur, i ngritur në këmbë e i bërë flakë i kuq në fytyrë të shprehej duke I drejtuar gishtin deri tek sytë tjetrit… :

_Mut muti, more këlish kurve,ore burrë kurve,po çfarë mua do ma futësh ti,pse më inçizon,i pa besë, nxire aparatin nga gjoksi se do të shk…….grua e motër,do ti numuroj në lule të ballit,nxire aparatin të mos e nxjer nga brezi….atë,kaqë të them.

Kë kanos ti more qën qëni,atë që ke në brez fute në bythë i përgjigjet tjetri (Opozitari)me të njëjtën resto,ikë ore legen,ti e pe dhe dje tu mbyll goja,ty edhe shefit tënd .

Lëre shefin tim,mos ha mut me emrin e tij, shiko atë halenë tënde ti,që kakaris me orë të tëra duke ja bërë ham ham,atë shiko ti që kur ishte në pushtet mendoi se do ta mbante p ër jetë i pa besi .

Popo u bë skandal,mendova njëherë të ngrihesha ti qetësoja si ish “miku” i tyre po thashe do mar ndonjë resto që nuk më takon, duke parë egërsinë e tyre,kështu që bëra indiferentin..i them mikut që drekoja me të, mos lëviz nga tavolina dhe mos kthe sytë andej nga sheri .

U ngritën me njëherë personeli të qetësonte gjëndjen,por ishte vonë,se në lokal sa dëgjuan sherin më parë u futën “bodigardët”e tyre që u kacafytën me njëri tjetrin deri sa thyen kariket mbi koka të shoi shoqit.

Ata,nga jashtë shoqëroni “drekën”e shefave nëpërmjet aparatesh përgjimi,ju e dini që deputetët veç imunitetit kanë dhe privilegje siguri e çensurë…!

Ngreu i them mikut,kur pamë se sheri ishte sher dhe mori përmasa të pa përmbajtshme,disa djem prej bodigardëve të tyre u ishte mbush fytyra e koka me gjak,ndërkohë që kokosharët “deputetë”luftonin me të shara pa u kacafytur.

Kur “kokoshi” pozitar u thotë djemve rrëmbeni aparatin që inçizon,ja behu policia,e cila shtiu në tavan me armë, dhe ne nuk aritëm të dilnim jashtë se ata urdheruan të mos lëvizte njeri nga vëndi.

Para se të mbylleshin dyert e lokalit,dy tre të plagosur i nisën urgjent në spital,

Komisari me të vërtetë me britmat e tij e hypnotizoi sallën.

Laro,që të dy jeni laro jo të zgjedhur nga populli, por alabakë rugaçë, kemi tre orë që përgjojmë drekën Tuaj të “pajtimit”bile vetë shefi jonë e parashikoi këtë skandal qysh kur vendosët të “pajtoheshit”do ta shikoni sa do tu kushtojë kjo drekë,këlysha kurvash,cfarë tu bëj unë se jeni me imunitat pa u a shkërdheja ato që keni në krevat.

Po ti zoti “mustaqe “ më drejtohet mua pse bën sehir,dikur i kishe pasur miq,pse hesht,pse nuk ndërhyn të mos behen gazi i botës,apo kështu të intereson,qelbësirë burrë je edhe ti,deri sa nuk fitove.

O zot, mu erësuan sytë,ta kundërshtoja do më hidhte hekurat,të lutem i thashë unë as kam marë vesh çka ndodhur drekoja me këtë shokun dhjetë tavolina larg….dhe as më duhet gjë?

Frikacak, lepur, përdridhej si kurvat,ke frikë se mos del dëshmimtar..s’ka nevojë ne kemi në dorë gjithcka, sekuestroni kasetat e kamerave u tha mvartësve,pastaj e di drejtësia.

Kaqë ishte sheri, u hapën dyert, opozitarit,i morën nga gjoksi aparatin inçiziator sa një kuti shkrepse,dhe “çarmatosën” me mirëkuptim në vend,por edhe pozitarin me imunitet duke i marë edhe atij, pistoletën”lodër”.

As paguam fare drekën që hëngrëm nga rëmuja e madhe që u bë në lokal,por i thamë pronarit duke ja bërë me shënjë se do kthehemi të likujdojmë llogarinë.

Hajde të shkojmë të pimë një kafe diku gjetkë se na doli dreka për hundësh më tha miku,se dhe ti të bëri mut komisari e nuk ja ktheve reston,të më kishte share mua ashtu si të shau ty ,ja shk…..nënë e motër e grua apo çi mba pragu i shtëpisë, i degjeneruari, drogaxhiu .

Uaaaaaaa,paske qënë me legen ti se ata….po kë provokon more qën qëni,më hiqej dhe mik..laro larash,ikë sdua të të shikojmë bojën, si ska një njeri sot ti vësh besë edh ti laro më dole..ikë qërohu këtu ndahen udhët tona,qelbësirë jo burrë i mirë siç të kam pandehur servil,interesazhi.

Haaaaa ,e pse irritohesh sikur je deputet,apo sikur do na hash…!

E kapa nga zverku e i them ti je i poshtër,nuk të kam ditur kështu,a mos je i vënë të më provokosh…nga kush, po je burrë më thuaj, për kë punon me kë ha bukë…spiun ke qënë e spiun je..iformator ishe dje e sot provokator…?

Haaaa qeshte sërish “miku” që tani e tutje sdo ta kem më mik,ndaloi hapin e me tha..futu shpejt në lokal më të afërt se po jepet lajmi në TV.

Qëndruam në këmbë dhe ndoqëm lajmin kryesor…që midis të tjerash tha:

Në lokalin e “Vipave”me pesë yje plasi një sher i pa parë,përleshje me thika mes dy grupeve,pati të plagosur por policia mbriti në çast dhe neutralizoi gjëndjen.

Aty drekonin edhe dy deputetë, të cilët ju “larguan sa mundën” skandalit por së shpejti do zbardhet ngjarja.

Policia ka marë të pandehur pesë prej tyre,në lokal ka qënë i pranishëm dhe një ish kandidati për deputet i zones x, i cili nuk fitoi në zgjedhjet,ai shoqërohesh nga një ish oficer sigurimi që në pushtetin e më parshëm ishte me ofiqe të larta dhe një njeri me probleme kriminale por i pa dënuar.

Ndëro kanal thotë një kilient aty në lokal,çoje të lutem tek TV “Gënjeshtra”

Skandal në lokalin”Vipave”me pesë yje,dy deputetë opozitarë rihen….shifni filmimet nga një amator…emri i të cilit për asrsye hetimi nuk bëhet i ditur (?)

Ç’farë të shikoje…e gjithë ngjarja e inçizuar mrekullisht qysh sa ishin ulur dy “kokosharët” e grindur ditën e ejte ne foltore të kuvëndit.

Edhe ardhja jone dhe ngurimi për tu ulur aty…!

Mbas një jave policia do japë spegime foli duke nënëqeshur spikeri .

pjp

About Post Author