Ndahet nga jeta Petraq Kolevica
Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Petraq Kolevicës!
Mbase i fundit rilindas, iluminist, intelektual poliedrik, demokrat i pashoq, i pamposhtur
idealist, shëmbëlltyrë e paimitueshme!
Sa fat që e njoha nga larg, kur isha i ri, dhe nga afër në Kuvendin e Shqipërisë! Sa shumë kujtime
dhe mësime prej tij që në asnjë libër nuk i gjen dot! Sa i rreptë kur shihte tek shkeleshin paq
rregullat, normat, idealet e kauzës së përbashkët, sa i dashur me njerëzit e drejtë e të
përkushtuar!
Një poet, i cili, aq sa godiste rreptë, po aq ledhatonte e prekte në zemër! Sa kujtime dhe
mbresa të vyera ruaj prej tij në ato pak vite të përpjekjeve për të ndërtuar një demokraci për të
cilën Shqipëria kish aq shumë nevojë! Kollosi Petraq, mik i të mbramëve rilindas, luajti një rol të
pazëvendësueshëm me urtësinë, kulturën, tolerancën, mendimet dhe penën e tij për
emacipimin demokratik të shqiptarëve. Asgjë nuk humbet, brez pas brezi do kujtohet, askush
nuk mund të mburret se ka thënë diçka të re, tek trashëgimnia Kolevic-iane gjendet gjithçka!
Qoftë i paharruar, u prehtë në paqe në parajsë!
Të rroni e ta kujtoni!
Rexhep Uka Tiranë;
